Showbiz

Sophia Loren thotë se po e shijon çdo moment

Sophia Loren

Sophia Loren fotogrfuar nga i biri në shtëpinë e saj në Gjenevë në vitin 2020

Aktorja me famë botërore, Sophia Loren, ka thënë se po e shijon çdo moment të jetës.

Ylli që do të bëhet 90 vjeçe më 20 shtator, ka thënë se është e përkushtuar ta jetojë çdo moment dhe ta shfrytëzojë çdo mundësi që i vjen.

“Koha me të vërtetë ka fluturuar. Sa hap e mbyll sytë, jeta sa ishte para meje, shkoi prapa meje. Prandaj për çdo natë bie në gjumë me po të  njëjtën dëshirë që ta shijoj të tashmen dhe ta jetoj  çdo moment deri në maksimum”, ka thënë Sophia për revistën Sette.

89 vjeçja tani shumicën e kohës e kalon në Gjenevë të Zvicrës dhe del shpesh me shoqërinë dhe familjen.

“Më pëlqen të zgjohem herët. Pas kafes, shikoj kutinë postare. Nëse si kam fëmijët afër, flas me ta në telefon. Pastaj bëj ushtrime të lehta, dal eci. Pas kësaj ha drekën dhe bëj një sy gjumë. Kur të zgjohem flas me shoqëri në telefon dhe dikush vjen për kafen e pasdites. Ha pak darkë e pastaj i shoh lajmet”, ka shpjeguar ajo.

Sophia ka thënë se para se të bie në gjumë, sheh ndonjë film apo lexon.

Në vitin 2020, kuri ishte 86 vjeçe, aktorja pati treguar se ndihet sikur të ishte 20 vjeçe dhe nuk ka qejf që mosha reale të ia definojë mënyrën se si ndihet.

“Ndonjëherë kur tregoj se i kam 86 vjet. Nuk më besohet. Ndihem sikur i kam 20”, pati thënë ajo.