Produksioni i filmave, “Sony Pictures”, e cila ka bërë filmin “It Ends With Us”, publikisht po e mbështet aktoren Blake Lively, pasi ajo ka paditur kolegun e saj nga filmi, Justin Baldoni, për ngacmim seksual.
FemaleFirst ka shkruar se 37-vjeçarja në padinë e saj pretendon se Baldoni, përveç sulmit seksual, ka bërë edhe përpjekje për t’ia ulur reputacionin.
“Më parë kemi shprehur mbështetjen tonë për Livelyn, pasi kemi parë punën që ka bërë për filmin dhe në film. Ne, këtë mbështetje po e konfirmojnë prapë sot. Për me tepër e dënojmë fuqishëm çdo përpjekje për ta prishur reputacionin e saj. Çdo sjellje e tillë nuk ka vend te biznesi jonë e as në shoqërinë civile”, ka thënë një përfaqësuese e “Sony Pictures”, për Variety.
Edhe SAG-AFTRA, union ky i artistëve amerikanë, gjithashtu ka dënuar përpjekjet e Boldonit për dëmtim të reputacionit apo imazhit të Livelyt duke vlerësuar kurajën e saj për të folur.
“Ne i duartrokasim kurajës se Livelyt për të folur për çështjet e ngacmimit seksual si dhe për kërkesën e saj që të ketë një koordinator për intimitet për të gjitha skenat nudo e ato që kanë përmbajtje të marrëdhënieve intime. Ky është një hap i rëndësishëm për të ndihmuar në përgatitjen e një sheshi xhirimi të sigurt. Të punësuarit kanë çdo të drejtë që të flasin për çështjet që i shqetësojnë. Ta dëmtosh imazhin e dikujt vetëm se ka paraqitur ankesë, është diçka e gabuar dhe ilegale”, ka thënë një zëdhënës i SAG-AFTRA-s për Deadline.
Aktorja, javën e kaluar, ka paraqitur në gjyq dokumentet e padisë kundër Boldonit, të cilat përmbajnë 10 ankesa. Ajo e akuzon Baldonin, produksionin e tij “Wafarer Studios”, si dhe të tjerat palë të përfshira që janë përpjekur për ta ngacmuar seksualisht dhe janë koordinuar për t’ia prishur reputacionin e saj.
Në padi thuhet se “Sony Pictures” e ka mbështetur kërkesën e Livelyt, e cila ka kërkuar që Baldoni të mos i afrohet gjatë xhirimeve për t’i treguar video nudo të grave, as të i tregoj varësinë që ka pasur më parë për pornografinë, as të mos i përmend organet gjenitale të kolegëve, të mos flitet rreth peshës trupore që Lively ka, e as të mos ia përmend më babin e saj të ndjerë.
Baldoni, të cilit agjencia me të cilën bashkëpunonte, WME, ia ka shkëputur kontratën pas padisë që ngriti Lively, i ka mohuar akuzat e aktores duke e akuzuar atë se është duke u përpjekur ta rregullojë reputacionin negativ që ka.