Ylli televiziv, Paris Hilton, ka treguar se këngëtarja Sia, ishte ajo që e inkurajoi dhe e shtyu që të bënte edhe një album muzikor.
“Isha shumë e zënë me gjithçka, por Sia më inkurajoi të mendoj për ta bërë edhe një album. Nuk isha shumë e sigurt se a do ta mund ta realizoja por ajo me tha ‘po sikur ta shkruaj unë e ti të jesh producente ekzekutive' e si të i thuash jo këtij bashkëpunimi? Ajo menjëherë filloi të me dërgonte shumë këngë dhe menjëherë filloi ta dinte stilin që kam. Më pëlqen shumë të punoj me të”, ka thënë Hilton për revistën HELLO!.
43 vjeçja që ka dy fëmijë, me burrin Carter Reum, ishte falënderuese që nuk kishte nevojë t'i lë fëmijët anash për të shkuar në studio për të incizuar këngë.

“Gjëja më e mirë është se e kam studion në shtëpi. Prandaj kur po e incizoja albumin e kisha djalin me vete dhe i pëlqente shumë”, ka thënë tutje Paris.
Krijuesja e hitit “Stars Are Blind” mendon se puna në albumin e ri erdhi në kohën e duhur.
“Pas dokumentarit ‘This is Paris’, dhe lansimin të librit tim memoar pas kësaj, kisha nevoja ta kompletoja historinë e jetës time me një album. Gjithmonë më ka pëlqyer muzika. Kam punuar një kohë si DJ dhe kam bërë muzikë për shumë vite, por jam shumë e emocionuar që më në fund po e bëj albumin. Mendoj se ‘Infinite Icon’ do t'i befasojë të gjithë. Çdo këngë është thjeshtë e pabesueshme”, ka thënë nder të tjera Hilton.