Showbiz

Shuma që mori Keanu Reeves për filmat “The Matrix”, e paimagjinueshme

Keanu Reeves - The Matrix

Jo vetëm që Keanu Reeves është një nga yjet më të dashur dhe i njohur gjerësisht si një nga njerëzit më të mirë në Hollywood - ai gjithashtu ka një sens të zgjuar biznesi.

Reeves ka luajtur në një numër filmash gjatë viteve, nga "John Wick" dhe "Speed" te "Constantine" dhe "The Devil's Advocate".

Por pa dyshim që është seria e filmave “The Matrix” që e ka bërë yll, raportoi të hënën “Daily Mail”. 

Madje nga paraqitjet e tij në “Matrix”, ai fitoi shumë financiarisht. 

Siç raportohet nga “Screen Rant”, Reeves u pagua për çdo film si më poshtë:

10 milionë euro për “The Matrix”,

15 milionë euro për “The Matrix Reloaded”,

15 milionë euro për “The Matrix Revolutions”,

12-14 milionë euro për “The Matrix Resurrections”.

Sipas raportimeve të mediave, Reeves ka mbledhur mbi 200 milionë euro nga tarifat e negociuara në vazhdim.