Showbiz

Sharon Stone e pranon me vetëbesim trupin e saj teksa plaket

Sharon Stone

Sharon Stone

Foto: Associated Press

Aktorja e njohur amerikane Sharon Stone e cila sapo ka mbushur 66 vjet, ka folur hapur për mënyrën se si e përjeton plakjen, duke theksuar se ndihet rehat me ndryshimet që vijnë me kalimin e viteve.

“Shumë njerëz dorëzohen teksa plaken. Ata e lënë pas dore trupin e tyre sepse ai po shkatërrohet gjithsesi, ose mendojnë: ‘Nuk përcaktohem më nga trupi im’. Por duhet ende ta duash atë trup”, ka thënë në një intervistë për “The Times”, ylli i filmave “Basic Instinct” dhe “Casino”.

Duke reflektuar me humor mbi ndryshimet fizike që ka përjetuar, ajo ka thënë se: “Tashmë sqetullat e mia kanë rrudha”.

Megjithatë, Stone e sheh këtë transformim si diçka natyrale dhe të bukur.

“Dikur kisha krahë të bukur, tani janë të fortë... si krahët e engjëjve. E çfarë pastaj nëse kanë rrudha? Ndoshta kjo i bën të mrekullueshëm tash”, ka thënë ajo.

Në intervistën e saj, Stone ka kujtuar një këshillë të dhënë nga e aktorja e ndjerë Jackie Collins, për marrëdhënie intime dhe që të mos e lëvizë dorën për t’i përshëndetur njerëzit.

Fituesja e çmimeve “Emmy” dhe “Golden Globe” ka folur shpesh për plakjen dhe sfidat e saj.

Në muajin janar të vitit 2024, ajo kritikoi ata që kanë frikë nga plakja, duke i quajtur “budallenj dhe mosmirënjohës”.

“Më pëlqen të jem gjallë dhe e shëndetshme. Dhe mendoj se të gjithë duhet të jemi jashtëzakonisht të lumtur që e arrijmë këtë. Sepse kam parë shumë njerëz që nuk ia kanë dalë”, pati thënë ajo në një intervistë për The Times.

Aktorja ka treguar shpesh vetëbesimin e saj përmes postimeve në rrjete sociale, duke ndarë foto në rroba banje dhe të brendshme.

Në vitin 2022, ajo ka zbuluar se nuk përdor më botoks, duke treguar se një partner më i ri e kishte lënë për këtë arsye.

Në të njëjtën intervistë, Stone pati rrëfyer se e ruan fustanin e bardhë që ka veshur në filmin “Basic Instinct” në një kasafortë.

Teksa për stilin e saj, ajo pranoi se është një “e varur nga kashmiri”, duke zbuluar se ka mbledhur 65 triko kashmiri gjatë katër dekadave të fundit.

E pyetur nëse pendohet për zgjedhjet e saj në modë, ajo u përgjigj me humor.

“Jo, sepse kam sens të fortë humori. Sinqerisht, ndonjëherë kam veshur diçka vetëm për të qenë qesharake”, ka thënë ajo.