Shakira beson se monogamia është një utopi.
Këngëtarja kolumbiane 47-vjeçare mendon kështu edhe pas ndarjes nga futbollisti, Gerard Pique në rrethana të vështira në vitin 2022.
Shakira ka zbuluar së fundmi se ajo ende beson në dashuri.
Artistja e hitit “Whenever, Wherever” e cila ka qenë në lidhje me Pique për më shumë se një dekadë, dhe me të cilin ka dy djem, ka thënë për “Marie Claire” se nuk mund të mos besoj në dashuri kur sheh prindërit e saj që janë bashkë edhe pas 50 vjetësh.
“Nuk mund të them se nuk besoj në dashur, sepse i shoh si shembull prindërit e mi, edhe pas 50 vjetësh janë bashkë. Mënyra se si e shohin njëri-tjetrin në sy, si i mbajnë duart, dhe nuk mund të jetojnë larg njëri-tjetrit. Jam dëshmitare e dashurisë, vetëm se për vete nuk e kam pasur atë fat. Monogamia është një utopi. Por unë jam kompensuar në mënyra të tjera, me dashurinë e fansave dhe të fëmijëve të mi e të miqve të vërtetë”, ka thënë Shakira.
Fituesja e çmimeve "Grammy" ka shtuar se kur lidhja e saj mori fund, e kuptoi se sa e rëndësishme ishte shoqëria e vërtetë.
“Lidhja ime zgjati 12 vjet, por shoqëria ime do të jetë për mua gjithë jetën. Kur erdhën kohërat e vështira, kjo ishte periudha kur e kuptova se sa e rëndësishme ishte shoqëria e vërtetë”, ka shtuar ajo.
Këngëtarja kolumbiane e ka pranuar se gjithmonë e ka kërkuar një burrë që ishte i ngjashëm me babanë e saj.
Ajo e ka pranuar po ashtu se gjithmonë kishte menduar se të pasurit një bashkëshort ishte gjëja më e rëndësishme në jetë.
“Kam qenë në kërkim të një burri që i ngjan babait tim, me të cilin do të kisha fëmijë dhe me të cilin pastaj do të bënim plane se si të ishim bashkë përgjithmonë – si prindërit e mi, të cilët janë ende në dashuri. Kam bërë shumë sakrifica për këtë. Isha besnike. Por nganjëherë gjërat nuk shkojnë siç i planifikon. Duhet të ecësh përpara”, është shprehur artistja.