Showbiz

Shakira me turne botëror këtë vit

Shakira

Foto: Associated Press

Shakira ka paralajmëruar turneun botëror “La Mujeres Ya No Lloran”, teksa është paraqitur në Coachella. 

Ajo ka thënë se do ta nisë turneun e saj më vonë këtë vit dhe se do të fillojë në Kalifornia. 

“Më në fund po shkoj në turne. Duke filluar nga nëntori këtë vit. Mezi pres”, ka thënë ajo pasi ka kënduar me ftesën e DJ Bizarrap në Coachella.

Shakira së fundmi ka publikuar albumin “La Mujeres Ya No Lloran”.