Hollywood

Shakira frikësohej se familja nuk do ta përballonte ndarjen e saj nga Pique

Shakira

Shakira

Foto: Associated Press

Këngëtarja më famë botërore, me prejardhje latine, Shakira, ka thënë se ka pasur frikë se familja nuk do të mund ta përballonte ndarjen e saj nga futbollisti i mirënjohur, Gerard Pique.

“Nuk do të gënjej, gjithnjë kam ëndërruar të kem një familje katëranëtarëshe. Dhe për një moment, pas ndarjes nga Pique, mu duk sikur familja u bë si tavolinë më tri këmbë. Mendoja se do të mund të ia dilnim të mbijetonim”, ka thënë këngëtarja për revistën Marie Claire.

Ajo tani tregon se ka një dinamike mjaftë të mirë më djemtë, pasi flasin shumë në mes vete.

“Unë i dëgjoj mendimet e tyre dhe ata të miat dhe ia dalim”.

Ndërsa ndarja e Shakiras dhe Piques u përfol se ndodhi për shkak të pabesive të futbollistit, këngëtarja ka thënë se dëshiron që djemtë e saj të jenë besnik.

“E kam objektivë personale që të rris djem që janë besnik, burra të ndershëm. Dua që të jenë burra që e mbajnë fjalën e dhënë. Në botën e sotme, fjala e  një personi shpesh nuk vlen asgjë”, ka thënë ylli duke shtuar se njerëzit bëjnë premtime që nuk i realizojnë dhe do që fëmijët e saj të jenë krejt e kundërta e kësaj.

Ajo mendon se shoqëria i ka bërë gratë t’i fshehin ndjenjat e dhimbjen në sy të fëmijëve, e të jenë elegante sikur të jenë një lloj reklame në mënyrë që të sillën në një mënyrë të caktuar.

“Kjo është rrugë që nuk çon askund. Është rrugë pa dalje”, ka thënë Shakira.