Showbiz

Selena Gomez planifikonte të adoptonte fëmijë

Selena Gomez

Selena Gomez

Ylli Selena Gomez, ka thënë se para se të takohej me partnerin e saj Benny Blanco, po planifikonte që nëse nuk e gjen personin e duhur, kur të bëhej 35 vjeç, të adoptonte një fëmijë.

“Isha vetëm për pesë vjet, dhe u mësova me këtë gjë. Shumë njerëz frikësohen të jenë vetëm dhe edhe unë e kam torturuar veten ndoshta për rreth dy vjet për këtë gjë. Pastaj bëra një plan, që të adoptoja një fëmijë kur të bëhesha 35 vjeçe, nëse nuk do ta takoja personin e duhur”, ka thënë Selena në ngjarjen e revistës Times, të organizuar për 100 kompanitë më me ndikim, raporton DailyMail.
 

Selena Gomez me Benny Blanco

Që nga viti i kaluar Gomes është në lidhje me producentin Benny Blanco, i cili së fundmi ka diskutuar rreth fëmijëve në emisionin e Howard Sternit “SiriusXM”.

“Ajo është më e mira, më e bukura, më e ëmbla. Ajo me të vërtetë është shoqja ime më e mirë, qeshim gjithë ditën”, ka thënë Blanco ndërkohë që pranoi se dëshira e tij është të bëjë fëmijë.

“Jam i rrethuar me shumë fëmijë të mirë, kam shumë nipa, më pëlqen të jem përreth tyre”, ka thënë producenti, i cili u pyet se a do t’i propozoj martesë Selenas.
 

benny Blanco dhe Selena Gomez

“Kur e shikoj, them me vete ‘nuk e di a ka ndonjë botë që është më e mirë se kjo në të cilën jemi’”, ka thënë Blanco.

Ndërkohë Howard i thotë se po e parashikon se do të ketë martesë në të ardhmen dhe Benny i përgjigjet duke i thënë “unë e edhe ti, të dy”

Më vonë Selena u pyet se si ndihet pas këtyre fjalëve.

Selena Gomez dhe Benny Blanco

“Ai nuk mund të gënjejë vetëm për ta shpëtuar veten. Nëse e bën pyetjen, do t’i përgjigjem. E vlerësoj çdo moment me të. Nuk e di se çfarë fsheh e ardhmja. Por e di që ai nuk do të shkojë askund” ka thënë Gomez në ngjarjen e Times.