Këngëtarja Sabrina Carpenter ka thënë se po ndihej shumë e përgatitur për famën.
“Jam rritur duke shikuar spektaklet që bënte MTV dhe mendoja me vete ‘dua ta bëj këtë’ dhe këto ëndrra nuk mu dukën të parealizueshme”, ka treguar ylli.
Ajo u bë e famshme ndërkohë që ishte adoleshente kur u shfaq në projektin filmik “Girl Meets World” dhe më pas kombinoi aktrimin me muzikën, raporton FemaleFirst.
25 vjeçja ka performuar në spektaklin MTV Video Music Awards 2024.
“Ndihem shumë e përgatitur për momentet e performimit. Nëse do të isha 17 apo 18 vjeçe mendoj se do të isha më e tërhequr e emocionuar”, ka shpjeguar ajo.
Ylli ka treguar se në çastin kur e kuptoi se do të performonte në “Saturday Night Live”, kishte vjellë sepse përjetoi emocion tepër të madh dhe se njëjtë është ndier kur e mori vesh se do të përformonte në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Grammy”.
Carpenter ka reflektuar edhe mbi faktin se si ajo e “përqafon” figurën e saj, pasi dy koleget e saj, këngëtaret Britney Spears e Christina Aguilera ishin përballur më shumë kritika vetëm sepse dilnin të përformonin pa ndier turp që ekspozonin trupin.
“Është shumë keq të kritikohet kjo gjë, sepse me të vërtetë gjëja më e frikshme në botë është të dalësh në skenë e të performosh para një audience të madhe, të këndosh e të kërcesh sikur të mos jetë ndonjë gjë e madhe. E vetmja gjë që të ndihmon ta bësh këtë është kur je rehat në figurën tënde në mënyrën se si vishesh e si ekspozohesh”, ka thënë Carpenter.