Aktori i njohur, Ryan Reynolds, i cili ka katër fëmijë me gruan e tij, aktoren Blake Lively ka treguar se i pëlqejnë sfidat e prindërmit.
Ndërkohë që po fliste në podcastin “Not Skinny But Not Fat”, ai ka thënë se ka vendosur ta përqafojë “kaosin që bëjnë fëmijët”.
“Pasi kemi bërë katër fëmijë, asnjëherë më asgjë nuk do të jetë e rregulluar në shtëpi”, ka thënë ai
Ai ka treguar se Blake gjithnjë i thotë “ata tash janë nën kulmin tonë”.
Ndërkohë aktori pati treguar se shoku e kolegu i tij, Shawn Levy i ka dhënë një këshillë shumë të mirë rreth prindërimit.
“Shown Levy më ka thënë diçka që më ka mbetur në kokë përgjithmonë, se njerëzit priren të flasin vetëm për të arriturat jetësore. Por mendoj se është më rëndësi për fëmijët që ta dinë se prindi i tyre humbet ndonjëherë, nuk ka vetëm të arritura, humbet po aq sa arrin në jetë”, pati thënë Ryan për revistën “People”.
Reynolds u martua me Blake Livelyn në vitin 2012. Ai ka shpjeguar tutje se në jetë nuk merr gjithnjë atë që do.
“Diçka për të cilën kë punuar shumë mund të mos funksionojë", ka thënë ai.