Showbiz

Ryan Reynolds tregon këshillën e preferuar që ka marrë për fëmijët

Ryan Reynolds

Ryan Reynolds

Foto: Associated Press

Aktori Ryan Reynolds, ka thënë se kolegu i tij Shawn Levy i ka dhënë këshillën me të mirë rreth fëmijëve. 
Ai ka treguar e Levy e ka këshilluar që të ju tregojë fëmijëve se ai ndonjëherë humb e nuk është përgjithmonë fitues.

Ylli 47 vjeç, i cili është i martuar me artisten Blake Lively e që bashkë kanë 3 fëmijë, ka thënë se nuk do ta harrojë kurrë këshillën që i ka dhënë kolegu i tij Levy rreth fëmijëve.

Intervista e Ryan Reynolds dhe Hugh Jackman për revistwnën People, video:

“Shawn Levy më ka thënë diçka që më ka mbetur në mendje përgjithmonë, që njerëzit gjithnjë priren të flasin vetëm sukseset e tyre. Por mendoj se është shumë me rëndësi për fëmijët që të dinë veçanërisht se ti ndonjëherë humb. Nuk e di gjithnjë se çfarë do. Diçka në të cilën ke punuar shumë gjatë, ndonjëherë nuk funksionon. Është më rëndësi që fëmijët të mos dëgjojnë vetëm pjesët pozitive të punës sepse humb më shumë se që fiton”, ka shpjeguar Ryan ndërkohë që po fliste me yllin Hugh Jackman për revistën People.

Ai ka thënë se kjo gjë i ka mbetur në kokë që kur ia ka thënë Levy dhe tani kurai ka ankth apo stres fëmijët e shohin si gjë normale që mund t’i ndodhe çdokujt.

Hugh Jackman dhe Ryan Reynolds

“Më pëlqen që kam ankth sepse kur i shoh fëmijët që përjetojnë diçka të tillë, gjë që mund të jetë gjenetike, e di se si ta menaxhojë situatën, kjo gjë iu ndihmon atyre të shohin se jemi prezentë për ta. E di se nuk mund ta rregullojë vetëm ashtu si me magji, prandaj mund të komunikojë shumë gjëra me ta, dhe jam shumë mirënjohës për këtë”, ka vazhduar Ryan.

Hugh Jackman dhe Ryan Reynolds

Ai gjithashtu ka cekur se ankthi mund të iu ndihmojë njerëzve, ashtu si i ka ndihmuar atij në jetën profesionale.

“Puna ime ndihmon shumë, sepse njerëzit që kanë ankth gjithnjë mendojnë me vete ‘çka nëse ndodh kështu?, çka nëse ndodh ashtu?’, gjë që do të thotë se ata mendojnë pareshtur për të ardhmen. Pra gjatë xhirimeve të filmit ‘Deadpool Wolverine’, nuk isha veç duke filmuar, isha duke u ulur në vend të publikut për të rregulluar skenat dhe kritikoja e thosha ‘Nuk më pëlqen kjo. Këtë nuk ma shet mua’, prandaj ankthi më ndihmon të krijojë një ambient kritik të cilin nuk do ta kisha po të mos e kisha ankthin”, ka shpjeguar aktori.