Çifti i famshëm i Hollywoodit, aktorët, Ryan Reynolds e Blake Lively kanë zbuluar emrin e fëmijës së tyre të katërt.
Ryan ndërsa po fliste në premierën e filmit “Deadpool & Wolverine” në New York, të hënën, përmendi vajzat e tij, James, 9 vjeçe, Inez, 7 vjeçe, Betty, 4 vjeçe si dhe beben 1 vjeç, që ka thënë se e quajnë Olin, shkruan Entertainment.
Zbulimi i emrit të fëmijës së katërt të çiftit ka qenë diçka për të cilën fansat kanë pritur gjatë, sepse ata nuk e kanë treguar as gjininë e fëmijës.
“Dua të filloj duke falënderuar gruan time Blake, e cila është këtu. Dua t’i falënderojë fëmijët e mi, James, Inez, Betty, Olin, të cilët janë këtu ... Shumë më bëhet qejfi që e gjithë familja ime është këtu”, ka thënë Ryan gjatë fjalimit.