Atleti i mirënjohur i Ligës së Futbollit Amerikan, Rusell Wilson, i cili është bashkëshorti i këngëtare së mirënjohur, Ciara, ka treguar për momentin kur e ka kuptuar se ajo ishte gruaja e duhur për të.
Në një intervistë për “I AM ATHELTE”, ai ka treguar për tri këngët dhe viodeoklipet e preferuara të Ciaras.
“E para është kënga ‘Ride’, më pëlqen ta shoh videon e asaj kënge. E dyta është ‘Body Party’, sepse ka një moment në atë videoklip ku ajo qesh, dhe kur e kam parë kam thënë ‘kjo është e duhura për mua’”, ka thënë Wilson.
Kurse në vendin e tretë ai radhit tri videoklipe të këngëve të gruas së tij, përfshirë, “1,2, Step”, “Goodies” dhe “Level up”.
Më pas ai vlerësoi aftësinë që Ciara ka për balancimin e gjërave në mes të punës dhe mëmësisë duke thënë se ai mendon që ajo është personi më i mirë në planet.
“Duke e parë atë me të gjitha gjërat që bën dhe si e menaxhon biznesin. Ajo ka linjën e saj për kujdes të lëkurës që quhet “OAM”, ajo i bën gjithë këto punë biznesesh dhe prapë është nënë, i dërgon fëmijët në shkollë për çdo dite”, ka thënë Wilson.
Ai mendon se suksesi i saj vjen nga mënyra se si ajo jep gjithçka nga vetja në punët që bën.
Çifti ka dy fëmijë, ndërkohë që Ciara ka edhe një djalë 9 vjeç me ish-partnerin e saj Future.
[VIDEO] RUSSELL WILSON: The Climb To Winning | I AM ATHLETE