Shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, ka performuar në festivalin “As Young As Vilinus” në Lituani.

Ndërkohë që Rita Ora po këndonte, të pranishëm ishin 50 mijë adhurues, të cilët kanë qëndruar në shi vetëm për ta ndjekur performancën e saj.
“Lituani më ke befasuar shumë!! 50 mije njerëz qëndruan në shi. E vlerësoj çdonjërin nga ju. Ju e sollët energjinë. Shumë e lumtur që isha e ftuar në këtë festival. Nder i veçantë”, ka shkruar Ora në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram.

Ajo ka ndarë disa fotografi të kësaj ngjarje ku shihet e veshur me veshje skenike që nxirrte në pah format e saj trupore.

Përveç këtij festivali, Ora mori pjesë edhe në disa festivale të tjera që u mbajtën në Evropë, për të cilat pati thënë se është shumë e lumtur që do të marrë pjesë.
Shfaqjen e saj në këto skena të festivale ajo e pati quajtur si “miniturne evropian”.