Aktori Robert Downey Jr do të kthehet në botën e superheronjve Marvel pas pesë vjetëve – por jo në rolin e “Iron Man”, raporton “BBC”.
Aktori do të bëjë rikthimin e tij si Dr Victor Von Doom, që është një i keq i shquar në librat komikë nga të cilat u krijuan filmat e njohur.
Downey Jr do të shfaqet në Avengers: Doomsday, që do të dalë në maj 2026, dhe po ashtu në “Secret Wars” që do të dalë një vit më vonë.
Yjet që do t’i bashkohen Marvelit janë zbuluar në ngjarjen “Comic Con” në San Diego.
Downey Jr u paraqit në skenë me me maskën ikonike të Dr Doom dhe me veshjen e gjelbër.
Duke folur për gazetarët ai ka thënë: “Më pëlqen të luaj personazhe të komplikuara”.
59-vjeçari ishte vendimtar në lansimin e botës së filmave Marvel, duke marrë pjesë në filmin e parë Iron Man të vitit 2008.
Ai së fundi u paraqit në një film të Marvelit të vitit 2019 “Avengers: End Game”.