Këngëtari i njohur Robbie Williams ka pranuar se është ndier “i shqetësuar” dhe “i trishtuar” për thashethemet në lidhje me orientimin e tij seksual.
Këngëtari 50-vjeçar, i cili është i martuar me aktoren Ayda Field, ka kaluar shumë vjet duke u mbrojtur nga spekulimet rreth jetës së tij personale, por ai ka thënë se thashethemet se është homoseksual nuk janë të vërteta.
“Ishte shqetësuese. Ishte më shumë trishtim. Jo për akuzat se jam homoseksual, sepse, shih, kam bërë gjithçka përveç kësaj gjëje. Sinqerisht, nuk keni takuar askënd që do të ishte më homoseksual se sa unë”, ka thënë Williams për The Guardian.
Për të shpjeguar më tej, Robbie ka përdorur një krahasim me një klub futbolli.
“Unë jam tifoz i Port Vale, dhe dikush thotë: ‘Po, je tifoz i Liverpool’. Dhe unë them: ‘Jo, jam tifoz i Port Vale’. Kur dikush thotë për 100 herë që je tifoz i Liverpool, disi dëshiron t'i thuash diçka si: ‘Nuk jam tifoz i Liverpool, pse mendojnë njerëzit se jam tifoz i Liverpool?”, ka thënë ai.
Robbie, ka shtuar se dikush dëshiron të jetë mbështetës për të tjerët, por njëkohësisht dëshiron ta mbrojë autenticitetin dhe jetën që ka.
“Për më tepër, nëse dua të jem homoseksual, do ta bëj. Kush do të më ndaloj? Gruaja ime?”, ka përfunduar ai.
Robbie dhe Ayda kanë katër fëmijë - Teddy, 11 vjeç, Charlie, 9 vjeç, Coco, 5 vjeç dhe Beau, 4 vjeç dhe janë të martuar prej 14 vjetësh.
Ata kishin planifikuar të festonin 10-vjetorin e martesës, por e anuluan këtë ide për shkak të pandemisë COVID-19, dhe më pas e bënë këtë ceremoni më vonë gjatë këtij viti.
“Oh, unë dhe Ayda festuam dhjetë vjetorin. Jam shumë, shumë, shumë falënderues”, pati shkruar Robbie në llogarinë e tij në rrjetin social instagram.
Ayda më parë ka reflektuar mbi ditën e martesës së tyre në vitin 2010.
“Wow, çfarë udhëtimi kemi kaluar, çfarë udhëtimi të bukur dhe të bekuar. Ndihem falënderuese që e di se burri që dua është ai me të cilin jam e martuar sot, por edhe më i mirë. Ndihem shumë e bekuar që ai më inspiron të jem person më i mirë, e edhe unë e inspiroj atë”, pati thënë ajo për revistën HELLO!