Rocky Balboa vs Terminatori

Rivaliteti në mes të Stallones dhe Schwarzeneggerit

Arnold Schwarzenegger dhe Sylvester Stallone

Arnold Schwarzenegger dhe Sylvester Stallone

Yjet e mirënjohur të filmave aksion, Sylvester Stallone dhe Arnold Schwarzenegger kanë treguar rreth rivalitetit që kanë pasur me njëri-tjetrin përgjatë kohës kur ishin duke xhiruar filmat e tyre të famshëm.

Arnold 77 vjeç dhe ish-rivali i tij Sly 77 vjeç, kanë “luftuar” për gjithçka, që nga fitimet që merrnin nga filmat, muskujt e deri te madhësia e armëve që përdornin gjatë xhirimeve.

Në një intervistë të përbashkët që yjet kanë bërë për “TMZ Presents”, veteranët pranojnë se ende nuk e dinë se cili kishte karrierë më të bujshme.

Në një video ku tregohen sekuenca të kësaj interviste, Sly thotë se kanë përfunduar duke bërë biseda si: “Ti vrave 28 njerëz në film, unë vrava 32”.

https://www.tmz.com/watch/2024-04-16-041624-arnold-sly-promo-tuesday-30-1812837-364/

“Ai vrau 80 njerëz, prandaj unë duhej t'i vrisja 87”, thotë Arnold.

“Matnim masën e muskujve si dhe përqindjen e masës yndyrore që kishim në trup”, tregon Sly, ndërkohë që Arnold shton se e xhelozonte Rambon (Sylvester) për armët që përdorte në filma, prandaj zgjidhte të përdorte armë shumë më të mëdha nëpër filmat ku luante.

“Ai filloi të përdorte makineri të rëndë, e unë doja të bëja si ai. Isha unë që vrapoja pas tij, jo ai pas meje”, ka thënë Arnold.

Arnold dhe Sly janë bërë miq prej dekadash, pas rivalitetin në arkat filmike që patën në vitet '80.