Këngëtarja me famë botërore, me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka qëndruar në Hobbiton të Zelandës së Re.
Vendi që vizitoi Ora, është vendi ku është xhiruar trilogjia e filmave “Lord Of The Rings” dhe trilogjia e filmave “The Hobbit”
“Kalova shumë mirë në Hobbiton”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram, ku postoi disa fotografi nga eksperienca atje.
Galeria:
Video:
RITA ORA (@ritaora) • Instagram photos and videos
Më parë ajo dhe burri i saj, regjisori australian, Taika Waititi, i cili u vesh si Shreku, patën shkuar në shtëpinë e “Shrekut” që ishte lëshuar për qëndrim në kuadër të gjigantit të qirave “AIRBnb”.
32-vjeçarja pati thënë se po e feston Halloweenin vonë duke shijuar qëndrimin në shtëpinë moçalike bashkë me Shrekun e saj.
Rita Ora në rolin e princeshës Fiona të filmit “Shrek” - KOHA.net