Shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, ka thënë se nuk po ngutet për ta kompletuar albumin e ri.
“Albumi po shkon shumë mirë. Jam duke punuar këngët hap pas hapi të jem e sinqertë. Nuk jam e sigurt nëse do të jetë komplet gati brenda këtij viti. Gjëja më e mirë për kompaninë time muzikore është se nuk më shtyjnë të ngutem, kam kohë dhe ata janë në rregull”, ka thënë Ora për rubrikën Bizzarre të gazetës The Sun.
Ani pse nuk është duke u ngutur, Ora, së fundmi ka lansuar këngën “Ask And You Shall Recieve”, e cila është pjesë e albumit të saj të ri për të cilin po flet por nuk ia ka shfaqur as emrin.
Për albumin e saj të fundit “You And I” ajo pati thënë se është inspiruar nga lidhja romantike që ka me burrin e saj, regjisorin Taika Waititi, por ajo ka thënë se po dëshiron të bëjë diçka të re.
“Dua që muzika ime të lëvizë, të mos rrijë vetëm tek një temë e caktuar, dua të bëj diçka të re që më bën të ndihem mirë. Nëse nuk më bën të ndihem mirë nuk dua ta bëj, sepse kjo gjë më duket çliruese”, ka vazhduar këngëtarja.

Këngën, “Ask and You Shall Recieve”, ajo e ka krijuar në bashkëpunim me artisten Raye, për të cilën ka thënë se është shumë e mirë.
“Këngën e kam bërë bashkë me të mrekullueshmen Raye, gjë që e bën të kompletuar. Kam edhe shumë kujtime të mira me të kur ishim bashkë përgjatë turneut tim të albumit ‘Phoenix’”, ka thënë Rita.
Videoklipi i këngës "Ask and You Shall Recieve":
Videoklipi i këngës së fundit të artistes është xhiruar në një lavanderi që punon 24 orë në Los Angeles. Koncepti i këtij videoklipi është i inspiruar nga një reklamë ikonike e vitit 1985 e xhinseve të markës Levi’s, në të cilën shfaqet ylli Nick Kamen.
Reklama e xhinseve Levi's: