Shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, nuk ka mundur t’i mbajë lotët kur po fliste për këngëtarin e ndjerë, Liam Payne, ndërkohë që udhëhoqi ngjarjen e ndarjes së çmimeve MTV EMA.
Ora ka bashkëpunuar me Payne në një nga projektet e saj muzikore, këngën “For You”, të cilën e realizuan në vitin 2018, ka shkruar BBC.
“Një nga njerëzit më të mirë që kam njohur”, ka thënë shqiptarja për Payne, ndërkohë që ju dridh zëri.
VIDEO:
Ajo ishte e veshur me një kostum të zi kur po fliste për kolegun e tij, ndërsa pjesën tjetër të kësaj ceremonie u ndërrua në veshje të tjera me ngjyra të ndryshme.