Showbiz

Rita Ora publikon këngën e re

Rita Ora

Rita Ora

Shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, ka lansuar këngën e saj të re “Ask & You Shall Receive”.

VIDEO:

Lajmin e ka bërë të ditur vet ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram, ku më parë e kishte bërë edhe paralajmërimin për këngën pasi kishte postuar një video ku shihej duke bërë prova vallëzimi.

Këngëtarja ka treguar se këngën e ka shkruar artistja Raye, të cilës iu referua si motër, artiste e preferuar dhe mbështetëse e madhe.
Përmes postimit, shqiptarja ka falënderuar të gjithë që kontribuuan për realizmin e videoklipit duke shtuar se shpreson të ju pëlqejë të gjithëve po aq sa i pëlqen asaj.

Ky videoklip vjen pasi ajo në emisionin e këngëtares Kelly Clarkson, pati thënë se po përgatit diçka të re për adhuruesit e saj.

“Nuk i kam treguar ende askujt. Është diçka e re. Është diçka krejtësisht e re për mua”, kishte thënë Ora.

Përveç kësaj, këngëtarja kishte thënë se do të shkojë në turne e do të marrë pjesë në disa festivale.

Ajo kishte bërë të ditur se më 2 qershor do të performojë në festivalin “Mighty Hoopla”, në Londër, ku adhuruesit mund të dëgjojnë live këngët e saj të reja. Më pas ajo kishte treguar se do të performojë edhe në festivalin “Panama Open Air” në Gjermani, si dhe në të tjera festivale në Hungari, Rumani e Sllovaki përgjatë verës.

“Mezi po pres të rikthehem në turne. Më duket se moti s’kam mbajtur asnjë koncert. Nuk kam realizuar turne qe një kohë të gjatë dhe ndihem sikur kam nevojë të rikthehem në rrënjët e mia muzikore, ka ardhur koha të këndoj”, kishte deklaruar Ora, duke thënë se së shpejti do t’i publikojë edhe datat.