Showbiz

Rita Ora në lojën e pëshpërimave shqip

Rita Ora

Rita Ora

Shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, ishte e pranishme në emisionin e mëngjesit në radion “Capital” në Skoci, ku ka luajtur një lojë si “telefoni i prishur”.

“Një lojë e vogël me pëshpërima shqip me Rita Orën”, shkruhet në postimin që ka bërë radioja në rrjetin social Instagram.

Fillimisht moderatori i emisionit i thotë Ritës “mirëmëngjesi” dhe i uron mirëseardhje në shqip. Ajo ia kthen përshëndetjen gjithashtu në shqip, ndërkohë që prezantuesja tjetër nuk e kupton se çfarë po thonë.

Pastaj përgjatë emisionit ai i thotë se do ta luajnë një lojë, ku ai do t’i pëshpëriste disa fjalë shqip në vesh koleges së tij prezantuese e pastaj ajo t’ia thotë Ritës e në fund ajo të tregojë në shqip domethënien e fjalëve.

“Kërko dhe do të merr”, janë fjalët që Rita fillimisht nuk i kupton nga theksi i moderatores, e cila është nga Skocia.

Pastaj moderatori ia shpjegon se është titulli i këngës së saj të re, “Ask and you shall recieve”.