Showbiz

Rita Ora ndihet si “zanë magjike” me vajzat e bashkëshortit Waititi

Rita Ora dhe vajzat e Taika Waititit

Rita Ora dhe vajzat e Taika Waititit

Shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, ka thënë se ndihet si një lloj “zane magjike” e vajzave të bashkëshortit të saj, regjisorit australian, Taika Waititi.

Rita Taika dhe vajzat

Këngëtarja u bë njerkë e Kainga o te Hinekahus 9-vjeçe dhe Matewa Kiritapus 7-vjeçare, të cilat, regjisori i ka me ish-bashkëshorten e tij Chelsea Wistanley. Rita Ora ka thënë se i pëlqen të jetë njerka e tyre pasi që nuk është se mban ndonjë përgjegjësi për to ndërkohë që ua plotëson dëshirat.

“Më pëlqen shumë. Me duke diçka shumë ‘cool’ pasi ndihem sikur jam zana e tyre magjike e cila nuk ka nevojë të ketë ndonjë lloj përgjegjësie”, ka thënë shqiptarja në podcastin “Table Manners” me Jessie dhe Lennie Ware’s.
 

Rita, Taika dhe vajzat

33-vjeçarja, e cila u martua me Taikan në muajin gusht të vitit 2022, ka thënë se i pëlqen jeta në Zelandë të Re.

“Gjysma e familjes time dhe vajzat e tij, shkojnë në shkollë në Zelandë të Re, prandaj gjithnjë jemi atje, në Auckland ku kemi një vend që është në ujë dhe është shumë bukur. Mendoj se Zelanda e Re është shumë vend i mirë”, ka thënë Rita.

Ndër të tjera ajo ka thënë se Zelanda e Re për të është sikur një shtëpi larg shtëpisë.
 

Rita dhe vajzat e Taikas

Rita më parë pati treguar se dëshiron të ketë familja të madhe dhe se i ka ngrirë vezët në mënyrë që që të mund të bëjë fëmijë kur të dojë.

“Kam menduar shumë për planifikimin familjar që kur isha 20 vjeçe. Kjo është ëndrra ime më e madhe, të kem familje të madhe dhe doktori im familjar, me të cilin këshillohen qysh moti, më ka thënë t'i ngrijë vezët që kur isha 20 vjeçe, në mënyrë që të ishin të shëndetshme dhe të mund t'i shfrytëzoja kur do që dua”, pati thënë Rita në emisionin “Sunshnine” të televizionit Australian.