Showbiz

Rita Ora merr “dhuratën më të mirë” për ditëlindje

Rita Ora

Rita Ora

Shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, e cila sot më 26 nëntor feston ditëlindjen e 34-t, ka thënë se asnjëherë s’ka marrë dhuratë më të mirë se njoftimi se iu bashkua kastit të filmit “Voltron”.

“Dhurata më e mirë që kam mundur të kërkoj për ditëlindje. Jam shumë e emocionuar për këtë. Gëzuar për ‘Voltron’”, ka shkruar Ora në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram.

Postimi i Ritës në Instagram

Lajmin e ka bërë të ditur The Hollywood Reporter, duke shkruar se Ora i është bashkangjitur kastit të aktorëve për filmin e ri “Voltron”.

Ora bashkë me aktorët, Sterling K Brown e John Harlankim i janë bashkuar artistit Henry Cavil, në filmin, regjinë e të cilit do ta bëjë Rawson Marshall Thurber.

Xhirimet për këtë film do të nisin në muajin dhjetor në Australi.

Për t’ia uruar ditëlindjen, nëna e saj Vera, ka ndarë një video në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram, në të cilën shihet ajo dhe Rita e vogël duke kërcyer.

“Urime ditëlindjen Rita Pita”, ka shkruar Vera.

Ndërkohë, në këtë urim, Vera ka shtuar edhe një mesazh për prindërit.

“Kaloni kohë të bukur me fëmijët dhe shikoni të ndodhin mrekullitë”, ka shkruar ndër të tjera Vera.

VIDEO:

Ditë më parë, në një deklaratë për KOHËN, nëna e artistes ka thënë se “Rita është duke përgatitur një album dhe në vitin e ri do të jetë e pranishme në ekran përmes projekteve të shumta, si filmat, emisionet e muzika”.