Shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, iu gëzua fitores së Anglisë, e cila u kualifikua në finale të Kampionatit Evropian "Gjermania 2024".
Ora ndërkohë që është duke punuar në Los Angeles, ka përcjellë të mërkurën mbrëma ndeshjen në mes të Anglisë dhe Holandës.
“Duka punuar në LA por gjithnjë në rrjedha. Shkojmë Anglia. Po shkojmë në finale”, ka shkruar ajo në Instagram.
VIDEO:
Aktualisht ylli është duke qëndruar në SHBA, ku e veshur me ngjyrë të kuqe po promovon rolin e saj në filmin e ri të Disneyt, “Decedants: The Rise Of Red”.

Në storiet e Instagramit, ajo shihet e veshur me të kuqe e duke bërë tifo për Anglinë, që është vendi ku është rritur e shkolluar si refugjate nga Kosova.
Anglia mposhti 2:1 Holandën në gjysmëfinale, me golin e minutës së 91-të të Ollie Watkins. Të dielën luan në finale ndaj Spanjës në Berlin.
VIDEO: