Rihanna ka folur për herë të parë për mundësinë e një filmi biografik, teksa ka treguar se kush do të donte ta portretizonte atë.
Këngëtarja 36-vjeçare me prejardhje nga Barbadosi ka thënë se është fanse e aktores 29-vjeçare, Taylor Russell, dhe mendon se ajo është personi ideal për ta portretizuar atë në ekran, raporton E!News.
"Taylor. Sepse ajo ka një ballë të bukur dhe ndihem sikur dua të jem ajo, ndaj dua që ajo të pretendojë se jam unë”, është shprehur artistja e famshme.
Rihanna, e cila ka dy djem, RZA, 2 vjeç, dhe Riot, dhjetë muajsh, me partnerin e saj A$AP Rocky, beson se Taylor është me të vërtetë në gjendje të kapë thelbin e saj unik, duke shtuar se aktorja është "mahnitëse".
"Dua që njerëzit të më shohin në atë dritë. Thjesht e mrekullueshme, ajo është mahnitëse”, është shprehur krijuesja e hitit “We found love”.
Rihanna ka ngjallur reagime së fundmi pasi është parë e veshur me një bluzë në të cilën shkruante “Jam e pensionuar”.
Ndonëse nuk ka publikuar një album që nga ‘Anti’ në vitin 2016, Rihanna nuk ka thënë se e ka në plan të largohet nga muzika.
Duke folur për “Extra”, Riri ka shpjeguar se përse vendosi ta mbante bluzën me një mbishkrim të tillë.
"Thjesht më pëlqeu. E mora si dhuratë dhe më pëlqeu ... Ata nuk e lexuan rreshtin e dytë. Unë nuk jam e pensionuar, thjesht jam tërhequr nga veshja - është shumë munduese", ka deklaruar ajo.
Rihanna zbuloi gjithashtu se do të donte të kishte një vajzë një ditë, pasi kishte tashmë dy djem.