Rihanna dhe Naomi Campbell kanë pasur një moment të sikletshëm në shfaqjen e Javës së Modës në New York, për shkak të injorimit që ato dyja i bënë njëra-tjetrës, raportoi “The Mirror US”.
Gjithmonë ka pasur thashetheme për tension mes dyshes, që daton vite më parë, por një gjë e tillë u konfirmua vetëm të premten, kur një moment i ftohtë mes tyre u bë viral në rrjetet sociale.
Gjatë kalimit të saj pranë fytyrave të tjera që ishin ulur, Rihanna e ka përshëndetur redaktorin e revistës “Vogue”, Edward Enninful, pranë të cilit ishte ulur Naomi.
Ky moment është kapur nga një fans, i cili e ka postuar videon në rrjetet sociale.
🗣️🗣️ Naomi Campbell and Rihanna really does h4te each other 😭 pic.twitter.com/MQdvKofJgE
— Cowboy Karlter 𐚁 (@Kk029922) September 7, 2024
Miqësia mes tyre mendohet se mund të jetë acaruar në kohën kur Rihanna filloi të takohej me miliarderin Hassan Jameel më 2017.
Vetëm një vit para kësaj, Naomi është parë e shoqëruar nga Hassan në Festivalin britanik Summertime, ndonëse lidhja e tyre nuk është konfirmuar asnjëherë.