Showbiz

Richard Gere tallet se nuk kishte kimi me Julia Robertsin në filmin “Pretty Woman”

Richard Gere

Richard Gere

Aktori i njohur amerikan Richard Gere ka disa mendime kur kujton filmin hit të vitit 1990 “Pretty Woman”.

Në Festivalin e 81-t të Filmit në Venecia, Gere bëri shaka se ai dhe aktorja, Julia Roberts “nuk kishin kimi” në një skenë ku karakteri i tij, biznesmeni i pasur, Edward, zhvesh karakterin e Robertsit, Vivian.
“Ky aktor dhe kjo aktore duket se nuk kanë pasur kimi mes tyre”, ka thënë Gere. “Nuk e kam parë një gjë të tillë për një kohë të gjatë. Kjo është një skenë seksi”.

Skenë nga filmi "Pretty Woman"

Gere ka deklaruar se mendon që roli i tij në komedinë romantike “nuk ishte i shkruar mirë”.

“Ishte vetëm kostumi dhe stili i mirë i flokëve”, ka thënë ai.

Gere as nuk e ka imagjinuar se sa i suksesshëm do të bëhej filmi.

VIDEO:

“Ky është film shumë i vogël me një regjisor të mrekullueshëm të quajtur Garry Marshall”, ka shpjeguar Gere. “Por jemi argëtuar gjatë xhirimit të këtij filmi. Nuk e kemi ditur nëse dikush do e shihte këtë film të vogël. Askush nuk do i kushtonte vëmendje këtij filmi të vogël”.
Gabim i madh, meqë komedia romantike u bë një nga filmat më të mirë të kohës së tij.

Ylli ka thënë gjithashtu se skena seksi me piano ishte e improvizuar.

“Garry më tha mua, ‘Çfarë bën natën vonë në një hotel?’ Dhe i thashë, ‘Zakonisht, më kap pagjumësia”, ka thënë aktori 75-vjeçar. “Prandaj, jam zgjuar tërë natën dhe zakonisht ka një dhomë kërcimi diku, ose një bar dhe gjej një piano dhe luaj në piano”.

“Kështu që thjesht e improvizuam këtë skenë”, ka shtuar ai. “Fillova të luaja diçka që paraqiste jetën e brendshme e këtij personazhi”.

Gere së fundmi ka luajtur rolin e një biznesmeni që zbulon se kishte një fëmijë të lindur 19 vjet më parë në filmin “Longing”.

VIDEO: