Aktori, Richard Gere, fillimisht kishte refuzuar të luante në filmin “Pretty Woman” , pasi ka thënë se nuk po e kuptonte atë.
75-vjeçi, i cili, në kë film ka luajtur rolin e biznesmenit të pasur Edward Lewis, ka pranuar se kur mori skenarin, nuk mundi ta imagjinonte veten në këtë rol.

“Le të jem i qartë, unë vërtetë e pëlqej filmin. Fillimisht, nuk e kuptoja. Nuk kishte karakter. Pra, e lexova skenarin dhe thashë: ‘Nuk është për mua. Do të doja ta shikoja filmin, por nuk e shoh veten duke bërë këtë’”, ka thënë Gere në podcastin “Awards Chatter”, raporton FemaleFirst.
Megjithatë, pavarësisht shqetësimeve, Richard kishte pranuar të takohej me regjisorin Garry Marshall.
“Filluam të flisnim për skenarin dhe unë thashë, ‘Shiko, thjesht nuk shoh një karakter’ dhe ai më tha: “Le të gjejmë atë karakter pra”, ka shpjeguar aktori.

Më pas, Gere pranoi të takonte aktoren e njohur, Julia Roberts, e cila ishte tashmë e angazhuar për rolin e Vivian Ward.
Pasi kaluan vetëm 45 minuta nga takimi, Gere e pranoi rolin.
“Thashë, ‘Ajo është e mrekullueshme. Ajo është e shkëlqyer.’ Dhe ndërkohë që po flisja me të, ajo mori një letër nga tavolina ime dhe shkroi diçka mbi të. Pastaj e kaloi nëpër tavolinë tek unë dhe aty shkruante, ‘Të lutem, thuaj po.’ Pra, si mund të thosha jo?”, ka treguar tutje Gere.
Pas shumë konsultimesh, ai kaloi “kohë të mrekullueshme” duke punuar në film dhe e përvetësoi projektin.
“Ne përfundimisht përpiqeshim të gjenim një karakter që kishte kuptim brenda strukturës dhe esencës së asaj vepre. Ta bëjmë të ndjejë, ta bëjmë tërheqës, ta bëjmë argëtues, ta bëjmë seksi. Dhe ne të gjithë e donim njëri-tjetrin. Kishim besim te stafi, kaluam kohë të mrekullueshme, dhe nuk e dinim që do të ishte ajo që ishte”, ka thënë Gere.
Richard ka thënë se tani ku e kujton këtë ngjarje është shumë krenar për filmin dhe është mirënjohës për mundësitë që i solli.
“Jam shumë krenar për atë film dhe krenar për procesin e punës që bëmë për të krijuar atë film. Dhe jo vetëm që jam krenar, jam falënderues për atë film sepse më dha mundësi të bëj shumë gjëra të tjera gjithashtu”, ka thënë ndër të tjera ylli.