Showbiz

Richard Gadd thotë se do të dëshmojë në favor të Netflixit në padinë e Fiona Harveyt

Richard Gadd dhe Fiona Harvey

Richard Gadd dhe Fiona Harvey

Fiona Harvey, e cila u identifikua si personi që inspiroi regjisorin e skenaristin, Richard Gadd, për karakterin Marta në serialin “Baby Reindeer" të nominuar për çmimin “Emmy”, e ka paditur platformën “Netflix” duke kërkuar dëmshpërblim 170 milionë dollarë. 

Gadd ka thënë se është i gatshëm të dëshmojë në gjyq në favor të Netflixit dhe kundër Harveyt, shkruan “The Hollywood Reporter”.

“Jam komedian, skenarist dhe aktor. E kam krijuar, e kam shkruar dhe kam aktruar në serinë ‘Baby Reindeer’ që transmetohet në Netflix. I pranoj të gjitha faktet e shkruara dhe nëse më thërrasin si dëshmitar, mundem dhe do të dëshmoj me kompetencë. Po e lëshoj këtë deklaratë në mbështetje të Netflix dhe Netflix Wordwide Enterteinmend,LLC”, ka thënë ai.

Ai ka cekur se seritë “Baby Reindeer” janë për “betejat e mija personale me identitetin seksual dhe përvojat e abuzimit seksual si dhe ngacmimit”.

“Seritë janë të dramatizuara, ndërkohë që bazohen në ngjarjet e jetës sime reale, seriali nuk është dokumentar. Seriali përmban trillime dhe nuk ka për qëllim portretizimin e fakteve të vërteta”, ka thënë ndër të tjera Gadd.

Publiku u prek nga historia e Donnyt, një komediani mator, rolin e të cilit e luan vet Gadd. Ai për disa vite përndiqet nga një grua me emrin Marta, të cilën e njofton në barin ku po punonte.

Shikuesit e serialit shpejt e gjetën Martën e vërtetë, Fiona Harveyn, në rrjete sociale. 

Ajo u gjet përmes postimeve në rrjetin social X ku shkruante se dëshironte që Gadd “t’ia vendoste perdet” frazë e cila përdoret në seri nga Marta.

“Nuk kam asnjë dyshim se karakteri i Martas është bazuar në mua. Problemi për Richard Gaddin dhe Netflixin është se kjo histori nuk është fare e vërtetë. Nuk jam përndjekëse e dënuar më parë. Nuk kam asnjë procedurë penale. Nuk kam qenë e burgosur”, ka thënë Harvey në një deklaratë për
 Traileri i Serialit:

 

Lexo edhe

Fiona Harvey padit Netflixin për karakterin që u bazua në të - KOHA.net

Fiona Harvey do ta padisë Netflixin dhe Richard Gadd për projektin filmik “Baby Reindeer” - KOHA.net