Bridget Jones

Renee Zellweger dhe Hugh Grant rikthehen me rolet e tyre në filmin e njohur

Franshiza Bridget Jones

Franshiza Bridget Jones

Aktorët e mirënjohur të Hollywoodit, Renee Zellweger dhe Hugh Grant, do të rikthehen me rolet e tyre të famshme në filmin e mirënjohur “Briget Jones”, në versionin më të ri, të katërtin me radhë, të kësaj franshize.

Grant që luajti rolin e Danielit në filmin “Bridget Jones’s Diary” të vitit 2001 dhe në “Bridget Jones: The Edge of Reason” në vitin 2004, po rikthehet në versionin e ri të franshizës, përkrah Rennes në “Mad About the Boy”, shkruan CNN.

Aktori nuk luajti në pjesën e tretë të kësaj franshize që u bë në vitin 2016, “Bridget Jones’s Baby”, ani pse karakteri i tij ishte pjesë e filmit.

Në filmin e ri do të rikthehet edhe aktorja e mirënjohur Emma Thompson, e cila luajti në “Bridget Jones’s Baby”.

Ndërkohë Renee në vitin 2002, ishte nominuar për çmim Oscar, për rolin në “Bridget Jonses’s Diary”, para se të fitonte Oscarin,  në vitin 2004, si aktorja më e mirë për rol mbështetës për punën që bëri në filmin “Cold Mountin” dhe më vonë në vitin 2020, fitoi Oscar për rolin kryesor në filmin “Judy”.

Filmi “Bridget Jones: Mad About the Boy”, do të shfaqet premierë më 15 shkurt të vitit të ardhshëm.