Prokurorët e shtetit spanjoll rekomanduan të mërkurën që një gjykatës hetues të mbyllë një hetim për një rast tjetër të dyshuar të mashtrimit tatimor nga ylli i popit, Shakira.
Këngëtarja kolumbiane është nën hetim për evazion fiskal të supozuar, në vlerë prej 6,7 milionë euro, në të hyrat e saj të vitit 2018. Mirëpo ajo e ka mohuar këtë, raporton AP.
Prokurorët e shtetit, të cilët fillimisht i kishin paraqitur akuzat, tani po thonë se “nuk ka prova të mjaftueshme” për një krim të mundshëm fiskal.
Do të jetë në dorën e gjyqtarit hetues që të vendosë nëse do të vazhdojë me hetimin, dhe mundësisht të rekomandojë që çështja të gjykohet, ose të pushohet.
Në një rast të veçantë, Shakira arriti një marrëveshje në nëntor me prokurorët ku ajo pranoi se nuk i kishte paguar qeverisë spanjolle 14.5 milionë euro taksa midis viteve 2012 dhe 2014.
Shakira aktualisht banon në Miami pasi ishte larguar nga Spanja pas ndarjes së saj me ish-futbollistin Gerard Pique.