Aktorja e mirënjohur e Hollywoodit, Reese Witherspoon, u ka thënë kolegëve të saj të mësohen me Inteligjencën artificiale sepse do të qëndrojë gjatë, prandaj duhet mësuar se si të përdoret teknologjia.
“Inteligjenca artificiale është këtu dhe do të qëndrojë gjatë, prandaj mësohuni me të. Mendoj se kjo inteligjencë nuk do t’ia marrë punën askujt, por njerëzit që dinë ta përdorin, po. Prandaj mësoni për të. Duhet të jetë një mjet mbi të cilin mund të mbështetim kreativitetin tonë, humanizmin tonë dhe etikën tonë”, ka thënë Resee në PaleyFest në teatrin Dolby në Hollywood, raporton FemaleFirst.
48 vjeçja ka një kompani produksioni mjaft të suksesshme “Hello Sunshine” dhe beson se kanë ndodhur ndryshime të mëdha te shërbimet e transmetuesve pas grevës që ndodhi vitin e kaluar ne Hollywood, e cila sipas saj, ka bërë që të jetë pak më e vështirë shitja e spektakleve të ndryshme.
“Transmetimi ka qenë një ndër gjërat më të mëdha në 3-4 vitet e fundit dhe ka pasur përmbajtje pafund e mund shisnim gjithçka. Po tani po shoh që kanë ndodhur ndryshime pas grevës në Hollywood, si dhe tani ka një mundësi për transmetuesit që të ngrihen, të ri-punojnë e të i caktojnë çmimet. Prandaj po më duket se do të kemi më pak programe për t’i parë, gjë që po mendoj se është e mirë, sepse ishte një kaos total”, ka thënë ndër të tjera Reese.