Aktorja e mirënjohur e Hollywoodit, Reese Witherspoon, ka thënë se është shumë e emocionuar pasi po përgatit seritë e reja të inspiruara nga filmi “Legaly Blonde”, të cilat pritet të lansohen vitin e ardhshëm.
Kompania transmetuese, Amazon Prime Video, ka konfirmuar se seritë e reja të titulluara “Elle” ishin duke u xhiruar gjatë kësaj jave.
Në këto seri do të shfaqet karakteri Elle Woods para se të shkonte në Harward, rolin e të cilës, në filmin “Legally Blonde” e pati luajtur aktorja Reese.
Ylli gjithashtu do të jetë producente ekzekutive e serive, por ende nuk është bërë e ditur se kush do ta luajë rolin e Elle Woods në moshën e adoleshencës.
“Para se të bëhej vegjetariania e famshme e shenjës së horoskopit ‘binjakët’, e cila diplomoi në Juridik të Harvardit, ajo ishte vetëm një vajzë e shkollës së mesme në vitet '90. Dhe të gjithë do ta njihni vitin e ardhshëm në Prime Videos”, ka shkruar Reese në një postim në rrjetin social Instagram ku ka ndarë një video.
VIDEO:
Në filmin “Legally Blonde”, Woods pranohet në fakultetin Juridik të Universitit të Harvardit, në ndjekje të një të dashuri, i cili ishte ndarë nga ajo.
Ndërkohë që studionte aty, Woods zbulon se ka shumë më shumë pët të dhënë se sa dukja e saj dhe vërteton se mund të bëhet një avokate shumë e zonja.
Filmi, në të cilin luajnë edhe aktorë të tjerë si Jennifer Coolidge e Luke Wilson, u bë hit pasi u lansua në vitin 2001.
Seritë e reja, të bazuara në këtë film, do të prodhohen nga kompania “Hello Sunshine”, e cila është nën pronësi të Reese.