Libri "Rebel Rises"

Rebel Wilson në librin e saj do të tregojë diçka rreth Sasha Baron Cohenit

Rebel Wilson dhe Sasha Baron Cohen

Rebel Wilson dhe Sasha Baron Cohen

Përfaqësuesi i Sasha Baron Cohen i kundërpërgjigjet Rebel Wilsonit

Aktorja e mirënjohur e Hollywoodit, Rebel Wilson, në librin e saj të ri, që do ta publikojë së shpejti, “Rebel Rising”, do të tregojë haptas rreth disa gjërave jo të mira për komedianin Sasha Baron Cohen.

“Nuk do të bullizohem e as nuk do të heshtëm me avokatë që kanë çmime të larta e as me menaxherë krizash për shoëbiznes. Ai njeri i keq, për të cilin do të flasë në një kapitull të librit tim është Sasha Baron Cohen”, ka thënë aktorja Wilson, për librin që do të jetë një përmbledhje kujtimesh.

Edhe më herët ajo kishte bërë të ditur përmes një postimi në rrjete sociale se në librin e saj do të tregojë rreth një personi të keq, por nuk pati përmendur emrin e aktorit.

“Ai po bën përpjekje ta ndalojë publikimin e librit tim. Por libri do të dalë dhe ju të gjithë do ta dini të vërtetën”, pati shkruar Wilson.

Ndërkohë një përfaqësues i Cohenit i ka thënë CNN-it se pretendimet e Wilsonit janë të rreme.

“Ne besojmë fuqishëm në tregimin e të vërtetës, këto pretendime janë të rreme, kontradiktore me prova të detajuara duke përfshirë, video, dokumente, pjesë nga filmi, si dhe dëshmitarë okular që kanë qenë prezent para xhirimeve, në xhirime dhe pas produksionit të filmit ‘The Brothers Grimsby”, ka thënë përfaqësuesi.

Rebel Wilson dhe Sasha Baron Cohen në vitin 2016 kanë luajtur bashkë në filmin “The Brothers Grimsby”.