Showbiz

Rasti P.Diddy, të famshmit paralajmërohen t'i dëmshpërblejnë viktimat ose do t’u publikohen emrat

Avokati Tony Buzbee

Tony Buzbee

Avokati Tony Buzbee, i cili është përfaqësues i 120 viktimave të pretenduara të reperit P.Diddy, ju ka thënë të famshmëve që morën pjesë në ndejat e ashtuquajtura “të çmendura” të reperit, t’i dëmshpërblejnë viktimat sepse përndryshe do t’ju dalin emrat, ka shkruar TMZ.

Buzbee është paraqitur në dokumentarin “The Doënfall of Diddy: Inside The Freak-Offs”, i cili është krijuar nga mediumi TMZ, ku ka thënë se tashëm ju ka dërguar letra të famshmëve duke ju kërkuar t’i paguajnë viktimat.

“Paguani ose përballuni me padi publike, të cilat do t’ua prishin imazhin”, ka thënë Buzbee.

Ai ka thënë se të famshmit e përfshirë, që kanë parë të ndodhë kjo dhe nuk kanë reaguar, janë po aq fajtorë.

“Nëse ka njerëz që kanë qenë në këto ndeja dhe e i kanë shikuar njerëzit që janë abuzuar seksualisht pasi i kanë droguar dhe nuk kanë bërë asgjë për ta ndalur atë gjë, këta persona janë po aq fajtorë sa edhe sulmuesi”, ka thënë avokati

Buzbee i ka thënë TMZ-së se ka të famshëm të tjerë, si politikanë, biznesmenë e sipërmarrës, që janë të përfshirë.

Shoku i Diddyt, këngëtari Ray J, gjithashtu në këtë dokumentar ka thënë se shumë të famshëm e kanë pyetur se si do të mund t’i dëmshpërblenin viktimat e pretenduara.

“Disa të famshëm më kanë thënë se janë duke u munduar të arrijnë marrëveshje financiare me viktimat, në mënyrë që çështjet të mbeten jashtë syrit publik”, ka thënë Ray.

P.Diddy, emri i vërtetë i të cilit është Sean Combs, aktualisht është duke qëndruar në paraburgim në Brooklyn të Neë Yorkut. Ai ka një mori akuzash për krime seksuale, ndërkohë që mbrojtja në liri i është mohuar tri herë, përfshirë dorëzaninë prej 50 milionë dollarësh amerikan.

Gjykimi ndaj tij pritet të fillojë në muajin maj të vitit të ardhshëm.