Një burim i ka thënë CNN-it se producenti Harvey Weinstein, ndaj të cilit ka një mori akuzash për sulme seksuale të kryera në Hollywood, është diagnostikuar me një lloj kanceri të eshtrave.
Diagnozoa specifike e Wensteinit është leukemi kronike myeloide, një kancer i palcës, shkruan CNN.
Zëdhënësit dhe avokatët e producentit nuk kanë dhënë ende asnjë deklaratë në lidhje me këtë çështje.
Për diagnozën, që së pari është raportuar nga NBC News, autoritetet përgjegjëse për shëndetin e Weinstenit kanë deklaruar se “është diçka shumë private dhe nuk duhet të bëhet publike”.
Muajin e kaluar, producenti i filmave të Hollywoodit, i është nënshtruar një operimi në zemër.
Një javë pas lirimit nga spitali, ai ka shkuar në një seancë dëgjimore ku është deklaruar i pafajshëm ndaj akuzave për krime seksuale, pasi më parë gjatë këtij muaji ndaj tij u ngrit një padi e re.
72 vjeçi, i cili aktualisht po vuan dënimin me 16 vjet burgim, pasi në vitin 2022 u shpall fajtor për përdhunim, në anën tjetër i ka mohuar në vazhdimësi sulmet seksuale.
Nëse dënohet siç akuzohet në Los Angeles, manjati dikur i fuqishëm i Hollywoodit, do të përballet me 140 vjet burgim.
Mbi 100 gra, përfshirë aktore të famshme, kanë akuzuar Weinsteinin për sjellje të pahijshme seksuale të cilat i ka bërë me dekada, duke nxitur më herët edhe lëvizjen “#MeToo” kundër abuzimit seksual dhe ngacmimit.