Showbiz

Raportohet se Jessica Alba është ndarë nga bashkëshorti

Jessica Alba dhe Cash Warren

Jessica Alba dhe Cash Warren

Aktorja, Jessica Alba, dhe bashkëshorti i saj, Cash Warren, raportohet se po shkojnë drejt divorcit, pas thuajse 17 vjetësh martesë

Sipas burimeve të afërta me çiftin, TMZ ka shkruar se ata janë ndarë kohët e fundit dhe po përgatiten për të dorëzuar kërkesën për divorc.

Ende nuk dihen arsyet e sakta që çuan në këtë vendim, por ka pasur disa shenja të problemeve mes tyre.

Si Alba ashtu edhe Warren janë parë pa unazat e martesës në aktivitete të ndryshme. 

Alba ishte parë pa unazë në një festë të organizuara nga “Golden Globes” para spektaklit të ndarjes së çmimeve, në Chateau Marmont të West Hollywood-it dhe gjithashtu gjatë një udhëtimi në Romë muajin e kaluar me producentin Andrea Iervolino. 

Po ashtu, Warren është parë në Los Angeles javën e kaluar pa unazë.

Për herë të fundit, çifti është fotografuar së bashku më 10 nëntor të vitit të shkaur në një ndeshje basketbolli në Los Angeles.

Alba gjithashtu ka postuar një fotografi familjare nga kompania “Universal Studios”, por ende nuk është e qartë nëse kjo është fotografi e re apo një rikujtim i një ngjarjeje të kaluar.

Çifti u njoh në vitin 2004 gjatë xhirimeve të filmit “Fantastic Four”, ku Alba ishte aktore dhe Warren punonte si asistent i regjisorit. 

Ata u fejuan në vitin 2007 dhe u martuan vitin pasues në një ceremoni të thjeshtë në një gjykatë të Beverly Hillsit.

Ata kanë tre fëmijë: Honor, 16 vjeç, Haven, 12 vjeç, dhe Hayes, 7 vjeç.

Alba ka pasur sukses të madh në biznes, duke krijuar kompaninë miliardëshe, “The Honest Company”.

Ende nuk dihet nëse ata kanë nënshkruar një marrëveshje paramartesore.