Showbiz

Raportohet se Jamie Foxx "e mban përgjegjës" Diddyn për problemet e tij shëndetësore

Jamie Foxx dhe P.Diddy

Jamie Foxx dhe P.Diddy

Aktori, Jamie Foxx, i cili ka pasur disa probleme shëndetësore, raportohet se nëpër “Stand Up” komeditë e tij të fundit, ka thënë se reperi P.Diddy është përgjegjës për atë që i kishte ndodhur me shëndetin.

Tre persona që kanë shkuar në këto “Stand Up-e” të Foxxit, kanë cituar yllin të këtë ka thënë se “Diddy është përgjegjës për atë që më ndodhi, prandaj e kam njoftuar FBI-në”, shkruan Page Six.

Por të pranishmit në audiencë, kishin këndvështrime të ndryshme për këtë deklaratë, pasi nuk iu është dukur sikur pjesë e shakasë.

Më herët gjatë këtij muaji, producenti e regjisori, Choke No Joke, ka thënë për Comedy Hype, se ai ka shkuar në dy nga tri shfaqjet e që ka mbajtur Foxx.

Choke No Joke

Më 7 tetor, Comedy Hype ka publikuar një video, në të cilën Choke ka thënë se Foxx është duke përgatitur diçka speciale që do të shfaqet në platformën Netflix me titull “What Had Happened Was”.

“Kam shkuar në stand up-wt e tij. U mbajtën tri ditë me radhë. Unë kam shkuar në shown e parë dhe të fundit”, ka thënë ai.

Choke ka paretenduar se Foxx në ato ngjarje ka thënë se Diddy është përgjegjës për atë që i ka ndodhur dhe Foxx është ai që e ka njoftuar FBI-në.

Sidoqoftë, është e paqartë nëse komentet që pretendohet t'i ketë bërë Foxx, do të përfshihen në projektin special që po e përgatit ai për Netflixin.

Choke No Joke dhe Foxx, pas përfundimit të njërës shfaqje të Sand UP-it të yllit

Choke ka thënë se nuk mendon se këto komente janë pjesë e shakave.

Kur u kontaktua nga Page Six, ai i ka thënë gazetarit se u shokua kur e dëgjoi Foxxin të bënte komentet me zë të lartë, sepse disa nga pjesëtarët e industrisë së showbizit, tashmë kishin dëgjuar.

“Mund ta kuptoni nëse ai është duke bërë shaka apo kur ta shihni incizimin, sepse sa për mua, unë jam komedian i ri apo jo?... E di kur dikush po përgatit shaka dhe e di kur është serioz”, ka thënë Choke.

Ai ka thënë se Foxx dhe Diddy dukeshin sikur ishin shokë të afërt derisa ndodhi diçka që e bëri marrëdhënien e tyre të ftohej.

Për të njëjtën deklaratë të Foxxit ka folur edhe truproja i të famshmëve, Big Homie.

Big Homie

Ai për Page Six ka thënë se ka dëgjuar Foxxin që për problemet me shëndetin të mbajë përgjegjës Diddyn, përgjatë Stand Up komedisë së tij.

Personi i tretë, Dennis L.A. White, i cili ka shkuar të ndiqte pjesën e dytë dhe të tretë të Stand Up-ve të Foxxit, ka thënë se Foxx ka thënë diçka pak më ndryshe.

“Njerëzit vazhdimisht po më pyesin nëse Diddy ishte përgjegjës për gjendjen time. Ai nuk ishte përgjegjës. Nëse do të ishte përgjegjës, unë do të isha i vdekur”, ka cituar White, të ketë thënë Foxx.

Ai ka thënë tutje se nuk e ka dëgjuar Foxxin të ketë thënë diçka për FBI-në, ndërkohë që ka thënë se aktori ka bërë disa shaka të njëpasnjëshme për Diddyn, përfshirë skandalin me “vaj bebesh”.

Vet Foxx pasi kishte përfunduar shfaqjet kishte shkruar disa fjalë në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram.

“Zoti është i mirë... Pata një mundësi për të treguar pjesën time të historisë dhe nuk kishte vend më të mirë për ta bërë këtë se sa Atlanta Georgie. Kur njerëzit më pyesin se a është kjo një ‘stand up komedi’ ju them: ‘jo ky është shpjegim artistik i disa gjërave që kanë shkuar tmerrësisht keq’, por duke ju falënderuar disa njerëzve të mirë në Atlanta, sidomos pjesëtarëve të spitalit, të cilët mundësuan që unë të rikthehem në skenë e të bëj atë që kam dëshirë më së shumti ta bëj”, ka shkruar Foxx.

Postimi i tij përmban dy fotografi, përfshirë një ku shihet duke mbajtur mikrofonin dhe duke qarë.

Fotografi nga postimi i Foxx

Foxx e as përfaqësuesit e tij nuk u janë përgjigjur thirrjeve të vazhdueshme të Page Sixx-it.

Në muajin prill të vitit 2023, vajza e Foxxit, Corinne Foxx, pati thënë se ylli pati disa komplikime shëndetësore, ndërkohë që nuk ka treguar asgjë specifike.

Tre muaj më vonë, Foxx, 56 vjeç, ka treguar se ishte në gjendje të keqe shëndetësore, por gjithashtu nuk ka treguar asnjë diagnozë specifike.

“Kam kaluar nëpër diçka për të cilën asnjëherë nuk kam menduar se do ta përjetojë”, pati thënë Foxx në një video që pati postuar në Instagram.

Pas një muaji Foxx pati postuar një lloj mesazhi, po ashtu në Instagram, ku thuhej “E kanë vrarë këtë njeri që quhet Jezus... Çfarë mendon se do të të bëjnë ty???! #FakeFriends #FakeLove (shokë të rremë, dashuri e rreme)".

Në atë kohë, shumë adhurues, postimin e tij e patën quajtur “antisemitik”, duke i thënë se duhet ta heqë atë postim e t'u kërkojë falje hebrenjve apo kujto që është ndier i ofenduar.

Më pas ai ka shpjeguar se e kishte fjalën për tradhtinë që i është bërë nga disa "shokë të rremë".

Diddy, emri i vërtetë i të cilit është Sean Combs, i cili po përballet me akuza për krime seksuale, është arrestuar muajin e kaluar. 

Ai ndodhet në paraburgim në New York dhe mbrojtja në liri i është mohuar tri herë, përfshirë dorëzaninë prej 50 milionë dollarësh.

P.Diddy në gjykatë

Gjykimi kundër tij pritet të fillojë në muajin maj të vitit të ardhshëm.

LEXO EDHE:

Jamie Foxx jep detaje të reja rreth problemeve shëndetësore që pati - KOHA.net