Showbiz

Publikohet data e lansimit të bashkëpunimit të ri në mes të Dafina Zeqirit dhe Yll Limanit

Dafina Zeqiri - Yll Limani

Pas një prej hiteve të verës së kaluar, “Kaje”, Dafina Zeqiri dhe Yll Limani i kanë bashkuar forcat sërish.

Dy prej këngëtarëve më të njohur të skenës muzikore shqiptare kanë gati këngën e re që do të sjellin në bashkëpunim. 

Një postim i bërë para disa ditësh në rrjetet sociale, një foto ku shihen duart e kapura të dy artistëve, ka lënë të nënkuptohet se fotoja është marrë nga klipi i ri i dyshes, i cili pritet të publikohet më 30 maj.

Kështu kanë bërë të ditur për ndjekësit e tyre vetë Dafina dhe Ylli, duke publikuar datën në një postim në “Instagram”.