Showbiz

Psikiatri padit Dr.Dren, i kërkon 10 milionë dollarë

Dr.Dre

Dr.Dre

 Producenti me famë botërore, Dr.Dre, është paditur nga psikiatri i tij, duke i kërkuar dëmshpërblim prej 10 milionë dollarësh.

Në padi thuhet se Dr.Dre vazhdimisht e kërcënonte psikiatrin, Charles Sophy, deri në atë pikë sa ai po detyrohej të mbante jelek antiplumb, ka raportuar TMZ.

Dr.Dre dhe psikiatri Charles Sophy

Doktori ka thënë se ai u ka mbajtur terapi dhe u ka dhënë këshilla rreth martesës për producentin dhe ish-gruan e tij Nicole, para se të ndërmjetësonte në periudhën kur ata po divorcoheshin.

Sipas padisë, Sophy pretendon se Dre filloi ta “bombardonte” me mesazhe abuzive dhe kërcënuese për 14 muaj me radhë pas finalizimit të divorcit.

Sophy pretendon se Dre në mënyrë të padrejtë po e akuzon doktorin se e ka inkurajuar një palë të tretë për të folur keq për Dren nëpër media gjatë periudhës kur po ndodhte divorcit. Në padi, doktori pretendon gjithashtu se kërcënimet arritën deri në atë pikë sa Dre u ka kërkuar disa bashkëpunëtorëve të tij të maskohen sikur të ishin nga FBI dhe ta përndiqnin atë.

Mesazhet që Sophy pretendon se ia ka dërguar Dr.Dre

Në dokumente, psikiatri, pretendon se Dre, përmes mesazheve, i ka thënë se “do të të bëj të paguash për këtë”.

Mesazhet që Sophy pretendon se ia ka dërguar Dr.Dre

 
Sophy pretendon se producenti filloi ta kërcënonte pas një mesazhi që mori në muajin shkurt të vitit 2023. Pak pas kësaj ngjarje, Sophy, thotë se Dre ka punësuar njerëz të shtiren sikur agjentë të FBI-s në mënyrë që të kishte qasje në shtëpinë e tij e ta kërcënonte sigurinë e tij fizike e t’i dërgonte mesazhe.

Që kur ka ndodhur incidenti i pretenduar, Sophy gjithashtu thotë se i është dashur t’i shtrëngojë masat e sigurisë në shtëpi dhe nuk del nga aty pa u veshur me jelek antiplumb si dhe kapelë.

Sophy me padi ka kërkuar nga Dre 10 milionë dollarë dhe që ai t’i qëndrojë 100 metra larg.

Howard King, avokati i Dr.Dre i ka thënë TMZ-së se psikiatri po e paditë producentin pasi nuk ka arritur të kryej si duhet punën e tij.

“Psikiatri ka ngritur padi pasi Dre ka kërkuar që t’i revokohet licenca e punës Dr.Sophyt. Pasi ai shkeli në mënyrë të keqe të gjitha standarde e aplikueshme për pacientët në nevojë, psikiatri e ka futur vetveten në një procedurë divorci të diskutueshme e në të njëjtën kohë ai ‘trajtonte’ jo vetëm Dren dhe gruan e tij në atë kohë, por edhe fëmijët e tyre”, ka thënë avokati.

King gjithashtu ka thënë se Dre ka dashur ta ndërpres komunikimin me psikiatrin pasi e kuptoi që po e shtynte njërin nga fëmijët që t’i kundërvihej. Gjithashtu ai ka thënë se psikiatri e ka inkurajuar të birin e dr.Dre të shkonte dhe të mbante konferenca për shtyp me pretendime false në mënyrë që ta detyronte të ndodhë një marrëveshje financiare, të cilën psikiatri e rekomandonte.

“Dr.Sophy, ka kundërshtuar vazhdimisht përpjekjet e Bordit Mjekësor për t’i hetuar këto pretendime, por tash ka ngritur këtë padi të dëshpëruar”, ka thënë avokati.

Dr.Dre dhe ish-gruaja e tij Nicole

Dr.Dre dhe Nicole janë martuar në vitin 1996 pas katër muajsh në lidhje. Në vitin 1997 ata mirëpritën djalin Truce dhe në vitin 2001 mirëpritën vajzën Truly. 

Çifti, pas 24 vjetësh martesë u divorcua në muajin qershor të vitit 2020, me anë të një marrëveshjeje 100 milionë dollarëshe.