Showbiz

Pse kënga “My Way” e Frank Sinatras u zgjodh për t'i përmbyllur Lojërat Olimpike në Paris?

Yseult në Stade de France duke performuar "My Way"

Yseult në Stade de France duke performuar "My Way"

Këngëtarja franceze, Yseult, emri i vërtetë i të cilës është Yseult Marie Onguenet, këndoi këngën “My Way” të vitit 1969 të këngëtarin amerikan Frank Sinatra, në ceremoninë përmbyllëse të Lojërave Olmipike në Paris në Stade de France të dielën.

Për këngën, “Times” ka shkruar se ka njëfarë lidhje me Francën, pasi “The Guardian” ka shkruar se “My Way” e kënduar nga Sinatra, është shkruar nga muzikanti kanadez, Paul Anka, i cili pati dëgjuar këngën franceze “Comme d’habitude” në një udhëtim që kishte bërë në Paris dhe donte të shkruante diçka të tillë.

E realizuar nga Claude François, Gilles Thibault dhe Jacques Revaux, kënga ishte shkruar nga Françoise pasi ai ishte ndarë nga e dashura, këngëtarja France Gall.

Kur Anka kompozoi “My Way”, ai kontaktoi Sinatran dhe këngëtari legjendar menjëherë pranoi ta incizonte.

Këngët tingëllonin pothuajse identike. Sidoqoftë, “Comme d’habitude” flet për humbjen e shkëndisë në një lidhje romantike, kurse “My Way” flet për një njeri i cili këndon për të jetuarit pa pendime.

Raportohet se kënga është zgjedhur për shkak të lidhjeve ndërmjet Francës e SHBA-së, pasi Franca ia dorëzon pishtarin olimpik Los Angelesit, i cili do të organizojë Lojërat Olimpike në vitin 2028.

Sa për 29 vjeçen, Yseult, duket sikur i bën gjërat në mënyrën e vet. Olimpiada mund të ketë përfunduar, por përdoruesit e rrejeteve sociale e kanë bërë të qartë se duan të dëgjojnë më shumë nga Yseult.

Prezantuesja Carol Vorderman në rrjetin social “X” ka shkruar duke e quajtur performancën e Yseultit “të mrekullueshme” dhe duke e quajtur atë “super-yll”.

Regjisori Patrik-Ian Polk ka shkruar se “ishte një interpretim i mrekullueshëm i ‘My Way’". "Duhet ta dëgjojmë më shumë këngëtaren, zëri i saj është shumë i bukur”, ka shkruar ai.