Princi Harry dhe dukesha e Sussexit, Meghan, kanë ndarë një fotografi të rrallë të fëmijëve të tyre në kartolinën e Krishtlindjeve këtë vit.
Kartolina, e publikuar ditë më parë, përmban një kolazh imazhesh të shkrepura gjatë vitit, ka shkruar CNN.
Në një foto familjare të rastësishme, Harry dhe Meghan shfaqen krahëhapur, ndërsa Princi Archie, 5 vjeç, dhe Princesha Lilibet, 3 vjeçe, vrapojnë drejt tyre, fytyrat e të cilëve janë të fshehura nga kamera.
Në kartolinë shfaqen edhe pesë imazhe të tjera. Në të gjitha tregohen aktivitete të familjes nga ky vit.

“Me anë të këtij mesazhi nga zyra e Princ Harry dhe Meghan, Duka dhe Dukesha e Sussex, Archewell Productions dhe Archewell Foundation, ju urojmë një sezon të gëzuar festash dhe një vit të ri plot lumturi", thuhet në kartolinë.
Ky vit shënon herën e parë që nga 2021 që Harry dhe Meghan kanë lansuar një kartolinë Krishtlindjesh që përfshin fëmijët e tyre, të cilëve ata u japin shumë rëndësi për ruajtjen e privatësisë.
Anëtarët e tjerë të familjes mbretërore gjithashtu kanë publikuar kartolinat e tyre të Krishtlindjeve.
Për kartolinën e tyre këtë vit, mbreti Charles dhe mbretëresha Camilla kanë zgjedhur një foto relativisht joformale të shkrepur në muajin prill në kopshtin e pallatit Buckingham.