Showbiz

Princi Harry dhe Meghan Markle të përkushtuar kundër bullizmit online

Princi Harry dhe Meghan

Princi Harry dhe Meghan

Duka dhe dukesha e Sussexit, princi Harry dhe gruaja e tij, Meghan Markle, në një intervistë të përbashkët kanë thënë se janë të përkushtuar të luftojnë kundër bullizmit që bëhet online.

Ata kanë thënë se një ndër qëllimet e tyre është që ta bëjnë internetin një vend të sigurt për të rinjtë.

Çifti, i cili u largua nga familja mbretërore britanike, në mënyrë që të nisnin një jetë financiarisht të pavarur në SHBA, kanë dhënë një intervistë të rrallë të përbashkët, ku kanë folur rreth bullizmit që bëhet në internet dhe ndikimin që ai ka në shëndetin mendor.

“Fëmijët tanë janë të rinj, njëra tre vjeç e tjetri pesë, janë të mrekullueshëm, gjithçka që do të bësh si prind është t’i mbrosh. Ndërkohë që po shohim se çfarë po ndodh në internet e dimë që ka shumë punë për t'u bërë dhe jemi thjesht të lumtur që kemi mundësi të jemi pjesë e ndryshimit për të mirë”, ka thënë Meghan për “CBS Sunday Morning”.

Duke iu referuar vetëvrasjeve që kanë ndodhur si pasojë e bullizmit online, Harry, ka thënë se pjesa më e tmerrshme e kësaj gjëje është se prindi është i pari që detyrohet t’ia japë ndihmën e parë fëmijës ndërkohë që nuk e di se si ka ardhur puna deri aty.

“Në këtë pikë, kemi ardhur në fazën ku gati çdo prind detyrohet të dijë të japë ndihmën e parë. Edhe sikur të jesh ndihmëdhënësi më i mirë i ndihmës së parë në këtë botë, ndonjëherë nuk do të mund t'i kuptosh shenjat paraprake se çfarë do të mund të ketë ndodhur që ka ardhur deri te vetëvrasja. Kjo është pjesa më tmerruese e gjithë kësaj”, ka thënë princi.

Intervista e Harryt dhe Maghnait vjen pasi ata kanë treguar se do të shkojnë në një lloj turneu në Kolumbi më vonë gjatë këtij viti, ku përmes fonacionit të tyre Archewell do të ndihmojnë në përpilimin e planeve kundër bullizmit online.

Zëvendëspresidentja e Kolumbisë, Francia Marquez, ka thënë se është e lumtur që princ Herry dhe gruaja e tij u përgjigjen në ftesën e saj për vizitë.

“Vizita e tyre vjen në një kohë shumë të veçantë, pasi i paraprin Konferencës së parë Ministrore Globale për dhunën ndaj fëmijëve, e cila do të mbahet në Kolumbi këtë nëntor. Fondacioni i dukës e dukeshës është i njohur për lidership global për ofrimin e mundësisë për një ambient më të sigurt në internet”.