Ylli i serisë “Friends”, Matthew Perry, urdhëroi asistentin e tij që t’i injektonte disa doza ketaminë në ditën e vdekjes, sipas një deklarate të asistentit.
Aktori, i cili u gjet i mbytur në shtëpinë e tij në tetor, i kërkoi asistentit të tij, Kenneth Iwamasa, t’i jepte një dozë në orën 8:30 të mëngjesit, sipas shkresave të paraqitura në gjykatë.
Katër orë më vonë, teksa po shikonte një film ai i kërkoi Iwamasas një tjetër dozë. 40 minuta më vonë, Perry i tha t’ia jepte një dozë më të madhe.
“Më jep një më të madhe”, thuhet se i kishte thënë Perry dhe i kishte kërkuar t’ia bënte gati vaskën e ngrohtë. Asistenti ia dha dozën dhe u largua nga shtëpia për të kryer disa punë, thuhet në shkresa. Kur u kthye, Perry ishte përmbys në ujë.
Autopsia nxori se Perry kishte vdekur nga “efektet akute të ketaminës” dhe se ishte mbytur.
Më 15 gusht, pesë persona u arrestuar dhe janë akuzuar për vdekjen e aktorit të famshëm. Përfshiheshin edhe dy mjekë.