Showbiz

Pranon fajësinë njëri nga doktorët e akuzuar për vdekjen e Matthew Perryt

Matthew Perry

Matthew Perry

Mark Chavez, njëri nga dy doktorët, e njëri ndër pesë të akuzuarit për vdekjen e aktorit të Hollywoodit, Matthey Perry, e ka pranuar fajësinë.

Chavez doli para gjykatës në Los Angeles, të mërkurën, për të pranuar fajin dhe ai mund të përballet me një dënim prej 10 vjetësh burgim.

Dokumentet gjyqësore tregojnë se Perry, para se të vdiste, merrte ketaminë nga gjashtë deri në tetë herë në ditë.

Avokati i Chavezit, Matthew Binninger, pasi klienti i tij doli para gjykatës në muajin gusht, ka thënë se ai është “jashtëzakonisht i penduar” dhe se po përpiqet të bëjë “çdo gjë në fuqinë e tij” për të rregulluar gabimin që ka ndodhur në këtë rast.

Bashkë me Chavezin, të akuzuarit tjerë, të cilët janë të përfshirë në vdekjen e Perryt, janë Eric Fleming, 54 vjeç, një tjetër doktor me emrin Salvador Plasencia, 42 vjeç, dhe Jasveen Sangha, 41 vjeçe, e cila njihet si “mbretëresha e ketaminës”.

Chavez është i treti person që pranon fajin në këtë rast, pasi asistenti i aktorit të ndjerë, Kenny Iwamasa u deklarua i fajshëm për distribuim të ketminës që shkaktoi vdekjen e aktorit.

Ai gjithashtu ka pranuar se vazhdimisht i ka injektuar ketaminën aktorit ani pse nuk ishte i trajnuar ta bënte, përfshirë ditën kur ylli vdiq.

Fleming ka pranuar se i ka thënë Iwamasas ketaminën që mbyti Perryn, i cili kaloi vite duke luftuar varësinë nga droga e alkooli.