Showbiz

Post Malone i mahnitur me figurën e tij prej dylli

Post Malone

Ylli i njohur i muzikës, Post Malone, dukej i mahnitur nga ngjashmëria mes tij dhe figurës prej dylli të realizuar nga muzeu “Madame Tussauds”. Ai e vizitoi këtë vepër arti në prapaskenat e festivalit të muzikës “Governors Ball”, para se figura të ekspozohet për publikun në Las Vegas.

Figura prej dylli e këngëtarit e finalizuar së fundmi është bazuar në paraqitjen ikonike të Malones gjatë performancës së parë në emisionin “Saturday Night Live”, në maj të vitit 2022. Ai kishte veshur një xhaketë të zezë të markës “Tom Ford”, bluzë me jakë deri në fyt, xhinse të zeza dhe çizme të stilit kauboj.

Artisti i nominuar për çmim “Grammy” i ka rrëmbyer zemrat e publikut anekënd botës me hite të tilla si, “Circles”, “Sunflower”, “Better Now” dhe “Congratulations”. Ndër vite ka bashkëpunuar dhe me këngëtarë të shquar të skenës muzikore si, Beyonce, Taylor Swift, The Weeknd dhe së fundmi me këngëtarin e muzikës country, Morgan Wallen.

Adhuruesit e Post Malone do të kenë mundësi ta vizitojnë dhe të fotografohen me figurën e tij prej dylli në muzeun “Madame Tussauds” në Las Vegas, nga 17 qershori.