Showbiz

Pitt dhe Clooney në trailerin e filmit të ri “Wolfs”

Brad Pitt dhe George Clooney

Brad Pitt dhe George Clooney

Aktorët e mirënjohur të Hollywoodit, Brad Pitt dhe George Clooney, janë shfaqur në trailerin e filmit të ri “Wolfs”.

Në këtë film, të cilin e ka bërë kompania “The Apple Studios”, luajnë edhe aktorë të tjerë si Austin Abrams, Amy Ryan dhe Poorna Jagannathan, shkruan CNN.

VIDEO - TRAILER i filmit:
 

Në trailer karakterit që luan Clooney i kërkohet që ta sistemojë një trup të pajetë.

“Askush s’mund të bëj atë që bëj unë”, thotë Clooney.

Pitt më pas vjen në po të njëjtën ngjarje dhe e zbulon se edhe atij i është kërkuar ta bëjë të njëjtën punë. Por pasi Clooney e Pitt e dërgojnë trupin në bagazhin e një veture, zbulojnë se ai është gjallë dhe i gjejnë drogë, gjë që e komplikon edhe më shumë çështjen.

Filmi, regjisor i të cilit është Jon Watts, pritet të lansohet në shtator.

Para se të publikohej trileri i plotë, në një tjetër video shiheshin Pitt dhe Clooney të ulur në një veturë.

Dyshja po ribashkohen për këtë projekt të ri filmik, pasi më parë patën bashkëpunuar në vitin 2008, në filim e Joel dhe Ethan Coen, “Burn After Reading”.

Ata gjithashtu kanë luajtur edhe në franshizën “Oceans’s Eleven”, të cilën e ka bërë Steven Soderbergh.

LEXO EDHE: