Showbiz

“Piece by Piece” – Pharell Williams përmes “Legove” tregon historinë e tij

Pharell Williams

Pharell Williams

Kur yjet e njohur, Pharell Williams dhe Morgan Neville, vendosën të bënin një film për jetën e Williamsit, por të animuar me katrorët e brendit të njohur të lodrave “Lego”, e kanë ditur se do të shkaktonin shok.

Por realizimi i filmit “Piece by Piece” i ka çuar ata në vende të tilla që as Williams e as Neville, madje as “Lego” s’kanë mundur t’i parashikonin, shkruan  AP.

Pharell Williams dhe Morgan Neville

“Kemi pasur biseda të gjata rreth asaj se sa e gjerë do të ishte pjesë e prapme e bikineve në një video ‘Rump Shaker’. Kemi pasur shumë diskutime rreth shumë gjërave, për të cilat asnjëherë, si regjisor, nuk e kam menduar se do t’i bëjë”, ka thënë Neville.

“Piece by Piece” nuk ka ardhur me instruksione të lehta. Pjesërisht ky film është biografi muzikore, pjesërisht dokumentar dhe një pjesë është film familjar. Është sikur shumë gjëra të jetës së Williamsit, hit krijues  dhe person që çon në nivele më të lartë çdo punë që e bën.

“Shoqërisë i pëlqen të na fus nëpër kuti, me qëllim. Ka pasur një moment këtu kur këndvështrimi i këtij njeriu për jetën time dhe mënyra se si e shihte ishte shumë çliruese për mua. Ndërkohë që nuk e kam parë veten asnjëherë në kuti, kjo u ndihmon të tjerëve ta shohin gjithashtu”, ka thënë Williams ndërsa fliste përkrah Nevilles.

“Piece by Piece”, të cilin kompania e filmit “Focus Features” do ta lansojë nëpër teatro të premten, fillon si shumë dokumentar, me regjisorin Neville, i cili është ulur me ekipin e kameramanëve të fokusuar në Williamsin. Por në këtë rast, Williams dhe çdo gjë tjetër, përfshirë edhe Nevillen me mjekër, janë lodra “Lego”.

“Po sikur ta tregoja jetën time përmes lodrave ‘Lego’”, pyet Williams në film, ndërkohë që Neville i përgjigjet duke i thënë se “kjo nuk do të ndodhë kurrë”.

Ajo që ndodh më pas është diçka si një lloj dokumentari tradicionali kompletuar me ngjyra të së kaluarës ku bëjnë pjesë vështirësitë e triumfet, që nga fillimi në Virgin Beach, e në hitet që arrinin majat e toplistave, të treguara nga zëri i Williamsit dhe disa koka që flasin. 

Zëri që paraqitet në dokumentar është incizuar nëpër intervista, nëpër kamera, Zoom apo me telefon dhe pastaj u animua në formë të “Legos”.

Në këtë film në formë të lodrave “Lego” do të shfaqen edhe yje të tjerë si Busta Rhymes bashkë me Jay-Z, Snoop Dogg dhe Missy Elliott.
 

Justin Timberlake dhe Pharell Williams
Jay-Z dhe Pharell Williams

“Më së pari jemi takuar me drejtuesit e ‘Legos’, sepse nëse ato do të thoshin ‘jo’ nuk do të mund ta bënim filmin. Ata jo vetëm që thanë ‘po’, por mendoj se kuptuan ngritjen që do të ju ndodhte edhe atyre”, ka thënë Neville, i cili është regjisor i shumë dokumentarëve të famshëm përfshirë “20 Feet From Stardom”, “Won’t You Be My Neighbour” dhe “Steve”.

Për “Legon”, e cila është kompani daneze e lojërave, krijimi i “Piece By Piece” ishte “lotaria” më e madhe që ju ndodhi që nga viti 2014 kur krijuan filmin “The Lego Movie”.

Neville iu drejtua njërës prej udhëheqëseve të kompanisë “Lego”, Jill Wilfert, me pyetjet se “si do të mund të duket një film i krijuar nga lodrat ‘Lego’, por që nuk ka të bëjë me Legot?” dhe ajo u përgjigj menjëherë.

“Krejt ideja e lodrave ‘Lego’ është që të jesh pafundësisht kreativ me to, ka mundësi pafund dhe Pharell në të vërtetë mishërohet me këtë lloj narrative”, ka thënë ajo.

Si dëshmi për konceptin, Neville bëri video 90-sekondëshe ku shihej Williams duke reflektuar mbi krijimin e tij të ri dhe inspirimin nga artistë të tillë si Stevie Wonder.

“Përfundova duke thënë se ‘kjo gjë plotësisht do të bëhet’ dhe të gjithëve që ju treguam e kuptuan ashtu. Të gjithë thoshin ‘duam ta shohim këtë film”, ka thënë Neville.

Williams e Neville e dinin që krijimi i këtij projekti do të thoshte se duhet të punojnë me parametra të konfiguruar. Disa gjëra, si për shembull jeta e Williamsit, të qenit i ri dhe i famshëm ndërkohë që operonte në muzikën pop e hip-hop, nuk do të ishin të përshtatshme për një film familjar. Williams ka thënë se ky film “parafrazon” jetën e tij.
 

Pharell Williams dhe Morgan Neville

“Ishin disa gjëra që definitivisht  nuk hynin në pritshmërinë që kisha, nuk e dija se në cilën pjesë do të shkonin. Kishim shumë dialog të mirë përgjatë tërë procesit. Morgan dhe Pharell kishin respekt të ndërsjellë, sepse ne jemi një lloj brendi nga i cili njerëzit kanë pritshmëri të mëdha. Prandaj kemi punuar me ta në disa pjesë ku mendonim se janë të mira e kanë kuptim, ndërkohë që disa të tjera nuk kishin”, ka thënë Wilfert.

Kjo gjë gjithashtu e ka shtyrë “Legon” nëpër rrugë të ndryshme. Williams është veçanërisht krenar që ky projekt filmik ka bërë që “Lego” ta zgjerojë gamën për ngjyra të lëkurës e modele flokësh.

Figura e Williamsit e krijuar me “Lego”, të cilën e mbajti me krenari në premierën e dokumentarit “Piece by Piece” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto, ishte dizajnuar specifikisht të ngjasonte me ngjyrën e lëkurës që ka ai.

Disenjatori i rrobave ka thënë se “Lego” ka bashkëpunuar menjëherë për çdo informatë që ju është dhënë për të krijuar figura të racave e qenieve të ndryshme njerëzore.

“’Lego’ menjëherë e kryente obligimin dhe mendoj se brendi është më i mirë, për shkak të këmbënguljes tonë për realizime të ndryshme”, ka thënë Williams.

Një nga disajnet më të mençura të filmit është ilustrimi i këngëve, të cilat vet Williams i ka punuar me bashkëpunëtorë të tillë si Snoop Dogg, këngën “Drop It Like It’s Hot”, këngën “Hollaback Girl” të Gwen Stefanit, këngën “Hot in Here” të Nellyt apo “Happy” që e këndon vet. Çdonjëra prej tyre është e renditur si set unik i lodrave Lego.

Disa pjesë të jetës së Williamsit nuk do të jenë në këtë dokumentar. Për shembull padia e përfaqësuesve të Marvin Gayit. Ata e paditën për te drejta autoriale dhe e fituan rastin. As diçka rreth betejës ligjore që u bë së fundmi në mes të Williams dhe bashkëthemeluesit të Neptunit rreth logos së tyre.
 

Pharell Williams

Williams, i cili është drejtor kreativ i linjës së veshjeve për burra në brendin e njohur Louis Vuitton, është i talentuar kur bëhet fjalë për menaxhimin e brendit. Ai ka lansuar albumin e tij të parë solo “In My Mind” në vitin 2006 dhe shumë më herët ka dalë vet në sy të publikut. Por ai, me vet dëshirë, thellë në zemër, ka dashur të qëndrojë producent muzikor. Jo gjithçka nga dokumentari ishte e lehtë për të.

“Shumë pika të dobëta i kam treguar. Kam qarë dy herë përgjatë tregimit të historisë. Nuk mendoja se do të më bëhen pyetje që do të nxisnin emocionet e mia. Jam person që jam rikrijuar disa herë. E kam prodhuar vetveten shumë herë”, ka thënë Williams.

Krijimi i dokumentarit për jetën e Williamsit, në një narrativë loje, sigurisht do t’i ndihmonte shikuesve të rinj të lidhen më historinë e tij, pasi arritja për tu bërë yll botëror në shumë lëmi do të mund të duket e pamundur për shumicën, por “Piece by Piece” e bën të duket e lehtë.

“Është një lloj universaliteti që ngërthen në vete ‘Lego’, që ju lejon të tjerëve të jenë kreativ në shumë mënyra. Ndihem sikur i gjithë dokumentari është si eksperiment, specifikisht i tensionit të jetës reale dhe dokumentarit si dhe i imagjinatës dhe universalitetit të saj”, ka thënë Neville.